Kërkoi 50 mijë euro nga kordinatorja e PD-së, gjykata rrëzon ish-ministren Mimi Kodheli

 

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kodheli kërkonte dëmshpërblim prej 50 mijë euro, për një deklaratë të bërë nga koordinatorja e PD, Reila Bozdo.

Bozdo akuzoi për korrupsion kohë më parë ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me tenderin prej 850 milionë lekë, për vëzhgimin e hapësirës detare, që sipas demokratëve e ka fituar një dyqan celularësh.

“Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrëqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës.

Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit.

Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, qe shprehur Bozdo publikisht, deklaratë për të cilën u padit nga ish-ministrja. 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More