Kërkoni punë tek ALUIZNI? Ja kriteret dhe datat e aplikimit

Artan Lame ka shpallur prej disa javësh nisjen e një konkursi të hapur për punësim tek ALUIZNI. Tashmë janë bërë publike edhe kriteret dhe afatet e aplikimit. Pozicionet e reja për drejtues të ALUIZNI-t do të jenë në Tiranë, Durrës, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

Dorëzimi i gjithë dokumentacionit të nevojshëm duhet të bëhet deri më 23 tetor. Dokumentet mund t’i dorëzoni pranë Zyrës së Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, nëpërmjet postës apo adresës e-mail [email protected]

Mësohet se procesi përfshin tre faza rekrutimi me pikët përkatëse. Vlerësimi i provimit me shkrim ka 40 pikë, intervista e strukturuar me gojë vlerësohet me 30 pikë ku bëhen pyetje edhe të formimit të përgjithshëm apo të aspiratave që çdo kandidat ka si edhe 30 pikë i janë caktuar CV-së së çdo kandidati në bazë të eksperiencave të mëparshme.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

– Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë të nivelit minimal “Master Shkencor”. Preferohen kandidatët me arsim te lartë në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Planifikim Urban, Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Drejtësi, Ekonomik.
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

– Të mos jenë marrë, ndaj tij, masa disiplinore (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
– Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
– Preferohet të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën 1(një) në pozicione të nivelit drejtues.
– Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

a) Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
b) Jetëshkrim (CV)
c) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore (Formular vetëdeklarimi);
h) Të paktën dy referenca të punëdhënësit të mëparshëm
i) Adresën e saktë te vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik.
j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare; apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën e elektronike të ALUIZNI-t [email protected]

(Vëllimi i dokumenteve të ngarkuara në e-mail nuk duhet të kalojë vlerën 10MB.)

FUSHAT E NJOHURIVE PER TESTIMIN ME SHKRIM

Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

– Ligji nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
– Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
– Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
– Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë).
– Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
– Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.
– Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
– Ligji nr.10296,datë 8.07.2010 “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
– Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
– Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.
– Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendet më bukura dhe me çmimet më të lira, që mund të vizitohen

Mendoni të udhëtoni në Botë dhe nuk keni shumë para. Atëherë është...
Read More