KESH drejt katastrofës ekonomike

Mungesa e reshjeve gjatë këtij viti, përveçse ka vënë në vështirësi sigurinë për furnizimin e vendit me energji, ka ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e bilancit financiar të kompanive energjetike.

1

Picture 1 of 2

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) raportoi se të ardhurat në tremujorin e parë të vitit 2017 ishin vetëm 1.8 miliardë lekë në krahasim me 6.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie 71%.

Rënia e të ardhurave dha efekte zinxhir edhe në rënien e fitimeve. Në tremujorin e parë, fitimet neto të KESH ishin 446 milionë lekë, me një rënie vjetore 3%.
Edhe pse moti ka vënë në vështirësi aktivitetin e KESH-it, i cili pjesën dërrmuese të të ardhurave i nxjerr nga shitja e energjisë që prodhohet nga HEC-et, kryesisht mbi lumin Drin, Korporata ka siguruar një fitim neto prej të paktën 3,2 milionë eurosh për tremujorin e parë.

Sipas të dhënave nga pasqyrat financiare, KESH vijoi të mbartë detyrime në formën e overdrafteve ndaj bankave në vlerën e 30 miliardë lekëve, raporton “Monitori”.

Përkeqësimi i bilancit të KESH lajmëron një situatë të ngjashme edhe për kompanitë e tjera të sektorit, sidomos për OSSHE. Kompania shtetërore e shpërndarjes së energjisë, ka trefishuar shpenzimet për importet energjisë në krahasim me një vit më parë, për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Baseni i Fierzës është drejt kuotave minimale me 271 metër, ndaj furnizimi i vendit me energji nga importet do të vijojë deri në reshjet e bollshme.

Në një situatë të përkeqësuar financiare do të jenë dhe bizneset private të energjisë. Kompanitë e sektorit që vitin e kaluar patën rezultate të mira financiare për shkak të reshjeve duket se nuk do të jenë më në këto kushte. Uji është lënda e parë që siguron të ardhurat e tyre, ndaj ky vit i thatë do të vërë në vështirësi shumë prej tyre, shumica e objekteve janë ndërtuar me kredi bankare dhe mungesa e të ardhurave për shkak të prodhimit të limituar do të krijojë vështirësi në shlyerjen e kësteve në afate.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në prag të Luftës së Tretë Botërore, ky është bunkeri që i reziston bombave bërthamore

Ndërkohë që kohët e fundit flitet masivisht për fundin e botës si...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.