KESH shet energji – Vështirësitë financiare, hapet procedura për 15.300 mwh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur ankandin për shitje energjie në treg të lirë për 2 ditët e fundit të muajit nëntorit. Sipas njoftimit të publikuar sasia që pritet të shitet është 15.300 mwh, ndërsa periudha e lëvrimit është harku kohor 6:00-23:00.

Qëllimi i kësaj procedure është gjenerimi i të ardhurave, në një kohë kur kompania është duke kaluar një situatë të vështirë financiare, si pasojë e thatësirës. Ndërkohë që, kusht për kompanitë e interesuara për blerjen e kësaj sasie është çmimi më i të lartë i ofruar. KESH mbylli me humbje 9-mujorin e këtij viti, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-shtator kompania regjistroi humbje prej 4.2 miliard lekë.

Kjo situatë financiare është krejt e kundërta e një viti më parë ku kompania e gjenerimit të energjisë regjistroi një bilanc pozitiv prej 1.7 miliard lekësh. Mungesa e reshjeve u pasua me prodhim të ulët të energjisë, ku sipas bilancit për 9-mujorin u prodhua 2.3 milion mwh, nga 3.6 milion mwh që u prodhua për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, për 9-mujorin KESH ka siguruar nga prodhimi i energjisë rreth 4.8 miliard lekë, ndërkohë që ka shpenzuar rreth 5 miliard lekë për blerje e saj. Gjithashtu, kompania shpenzoi edhe kredinë e Bankës Botërore, prej 22.4 milion euro për importin e energjisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tritol ish-policit të dënuar, u kap me bomba në 2005 në Shkodër

Eksplozivi iu vendos në banesë ish-të dënuarit Pepaj Një shpërthim me eksploziv...
Read More