Këshilla nga profesorët e Harvardit: Pesë librat të cilët duhet t’i lexoni në vitin 2018

ID:70033240

Profesorët e Universitetit të Harvardit vazhdimisht lexojnë libra, dhe njëkohësisht i detyrojnë nxënësit të lexojnë libra të caktuar.

Prandaj, ata e njohin një libër të mirë kur e shohin!
Me këtë në mendje, ‘Business Insider’ i ka pyetur profesorët e Harvardit ta ndajnë nga një libër të vetëm të cilin ata mendojnë se çdo student duhet ta lexojë gjatë vitit 2018.

Në mesin e këtyre profesorëve janë shkencëtarë, laureat të Nobelit, ekonomistë, si dhe fitues të çmimit Pulitzer.

“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy

“Jam duke e ri-lexuar librin ‘Anna Karenina’. Nuk ka novelë më të mirë rreth asaj se si gratë (nuk e kam fjalën vetëm për Annan) – inteligjente dhe të edukuara – injorohen, shtypen dhe kanë shumë mbështetje ligjore. Femrat janë të kujdesshme dhe të mëshirshme. Ato e mbajnë së bashku shoqërinë dhe ofrojnë shpëtim, ndërsa priftërinjtë i marrin meritat. Novela e Tolstoyt edhe sot është po aq relevante sa atëherë. Është novela më e mirë që është shkruar ndonjëherë dhe ia vlen ta lexojmë të gjithë ne”.

– Claudia Glodin, historiane ekonomike

“The Internationalists” nga Oona Hathaway dhe Scott Shapiro

“The Internationalists” e shpjegon fenomeni të cilin ndoshta as që e keni ditur se ekziston – reduktimin e luftës ndërshtetërore dhe pushtimin – me një ngjarje historike e cila ndoshta ju duket qesharake: Traktatin Paqësor të Parisit Kellog-Briand të vitit 1928, i cili e kishte shpallur luftën ilegale. “Njësoj sikurse libri ‘The Clash of Civilizations’ dhe ‘The End of History’, librin e ofron një vizion të skenës ndërkombëtare, që u jep kuptim shumë zhvillimeve në lajme dhe të rejave në histori”, transmeton Telegrafi.

– Steven Pinker, Profesor i Psikologjisë në Harvard, dhe autor i dhjetë librave

“Just Mercy” nga Bryan Stevenson

“Unë e sugjeroj librin ‘Just Mercy’ nga Bryan Stevenson”

– Stephen Greenblatt, profesor i anglishtes, fitues i çmimit Pulitzer, dhe shkrimtar

“The Theory of Moral Sentiments” nga Adam Smith

“Çdo student i ekonomisë ka dëgjuar për librin ‘The Wealth of Nations’, por ky libër i mëhershëm e prezanton një pamje më të mirë të natyrës njerëzore sesa librat pasues”.

– Eric Maskin, ekonomist, laureat i çmimit Nobel në vitin 2007, dhe shkrimtar

“Robot-Proof: Higher Education in the Age of Artificial Intelligence” nga Joseph Aoun

“Robot-Proof nga Joseph Aoun”.

– EJ Corey, kimist organik, laureat i çmimit Nobel në vitin 1990, dhe shkrimtar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ardian Bujupi del fitues nga “Bama Music Awards” në Gjermani

Këto ditë në mbarë botën janë mbajtur evente të ndarjes së çmimeve...
Read More