Këshilla për femrat, si të visheni në Ditën e Shën Valentinit

Ju pëlqen ose jo, dita e Shën Valentinit po afron dhe edhe nëse nuk jeni një fans i madh i saj, me siguri keni bërë plane se si ta kaloni atë.

1-1

Picture 1 of 5

Por a keni menduar çfarë të vishni në ditën e dashurisë? Sigurisht, rregulli numër një, është që të vishni diçka me të cilën ju ndiheni rehat.

Këta ide ju ndihmojnë të kuptoni çfarë duhet të mbani parasysh për vendin ku do shkoni të festoni ose edhe nëse do qëndroni në shtëpi.

Një darkë jashtë

Nëse keni rezervuar një tavolinë në një restorant të sofistikuar, atëherë përse të mos e merrni seriozisht pamjen tuaj duke zgjedhur një fustan klasik. Një fustan i zi i thjeshtë, ju heq të gjithë stresin për të zgjedhur një veshje dhe ju lë mundësinë të eksperimentoni me detaje të vogla, si një palë vëthë, ose varëse. Mos harroni të mbuloheni me një pallto sepse në fund të fundit është ende dimër.

Përndryshe, nëse fustanet nuk janë shumë në stilin tuaj, atëherë vishni një kostum të zi elegant edhe është e garantuar që nuk do të ndjeni as ftohtë.

Një takim në kinema

Do të shkoni të shihni një film? Atëherë nuk keni nevojë të visheni në mënyrë ekstravagante. Në vend të kësaj vishni diçka me të cilën ndiheni të relaksuar. Për këtë ne ju sugjerojmë një palë xhinse, një bluzë komode dhe këpucë me takë të ulët me të cilat mund të ecni lehtësisht.

Një natë e rehatshme në shtëpi

Nëse vendosni mos të dilni jashtë në të ftohtë, atëherë vishni një palë pizhama ngjyrë rozë e lehtë në të cilat ju ndiheni rehat dhe disa të brendshme të bukura.

Jeni beqarë?

Nëse nuk keni asnjë takim atëherë vishni rrobat më të bukura që keni, kombinojini ato me një palë vëthë ose aksesorë të tjerë dhe dilni të pini diçka me miqtë tuaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

6 mijë dollarë në natë, për të fotografuar të pasmet

I rrethuar nga ujëra të kulluar, plazhe me rërë dhe pyje të...
Read More