Këshilla: Pjepri e qershia, mbrojnë zemrën, kundër kancerit, ndihmojnë tretjen

Qershitë kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve se çdo frutë tjetër. Antioksidantët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira që na bëjnë ne të dukemi të vjetër. Ndërsa konsumi i rregullt i pjeprave çdo ditë në mëngjes ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave

Janë frutat e stinës, gjenden pikërisht përgjatë muajit qershor, ndaj dhe duhet të përfitoni në konsumimin sa më shumë të tyre. Bëhet fjalë për pjeprin dhe qershitë. Dy fruta të cilat mbahen për vlerat e larta ushqyese dhe listën e gjatë të fuqive shëruese. Veçanërisht qershitë janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit.

Në dy studime laboratorike, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Ndërsa pjepri i ëmbël, i freskët por edhe tejet i shijshëm, falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale, mund të konsiderohet “minierë ari”.

Falë pranisë së lartë të potasiumit, i cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundjen e hipertensionit duke e mbajtur nën kontroll. Ndërsa vetitë e shkëlqyera diuretike të pjeprit janë të dobishme në shërimin e sëmundjes së veshkave. Kështu, konsumi i rregullt i pjeprave çdo ditë në mëngjes ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave.

Vlerat ushqyese

  • Përmbajtja e lartë e karrotenoideve në pjepër mund të parandalojë kancerin dhe të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive. Konsumimi i rregullt i këtij fruti është efektiv në parandalimin dhe goditjen që në bërthamë të kancerit që pushton trupin tuaj.
  • Një antikoagulant i quajtur adenozinë i pranishëm te pjepri mund të ndalojë mpiksjen e qelizave të gjakut që shkakton goditje ose sëmundje të zemrës.
  • Pjepri ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke holluar gjakun në trup. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e ujit në pjepër ofron një efekt qetësues i cili ndihmon në lehtësimin e aciditetit në stomak.
  • Vetitë e shkëlqyera diuretike të pjeprit janë të dobishme në shërimin e sëmundjes së veshkave. Kështu, konsumi i rregullt i pjeprave çdo ditë në mëngjes ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave. Ndërkohë që nëse keni probleme me tretjen, mund të provoni të hani pjepër për të lehtësuar lëvizjen e ushqimeve nga aparati tretës, zorrë, drejt jashtëqitjes. Përmbajtja e lartë e ujit te pjepri është veti e shkëlqyer për sa i takon tretjes pasi ndihmon jashtëqitjen, ndërsa përmbajtja minerale eliminon aciditetin që shpesh shkakton vështirësi në tretje, veçanërisht në stomak.
  • Ashtu si shumica e frutave të tjera, pjeprat janë ideale për rënie nga pesha. Këto fruta janë të vlera të ulëta natriumi dhe kalorish, po kështu pa yndyrë dhe kolesterol. Përmbajtja e lartë e ujit mund t’ju mbajë të plotë për më gjatë, ndërsa ëmbëlsia natyrale ul fërkimet tuaja për ushqime me sheqer dhe ëmbëlsira me kalori të larta.
  • Një nga vlerat kryesore të pjeprit është përmbajta e lartë e kolagjenit i cili ruan integritetin e strukturës së qelizës në të gjitha indet lidhëse duke përfshirë lëkurën. Gjithashtu, përshpejton shërimin e plagëve dhe ruan qëndrueshmërinë e lëkurës. Konsumi i rregullt i pjeprit është i dobishëm për ata që kanë lëkurë të thatë.
  • Pjepri mund të jetë i dobishëm për flokët tuaj sidomos për rritjen dhe mbajtjen e tyre sa më të shëndetshëm. Mangësitë në vitaminat B janë gjithashtu përgjegjës për shkaktimin e humbjes së flokëve. Pasi pjepri është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol (substancë), të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.
  • Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.
  • Qershitë e ëmbla kanë një indeks të ulët glicemie (22), më të ulët se kajsitë ( 57), rrushi ( 46), pjeshkët (42), boronicat (40) dhe kumbulla (39). Kjo i bën qershitë një zgjedhje të mirë për një vakt të ndërmjetëm në krahasim me shumë fruta të tjera, sidomos për diabetikët.
  • Veçanërisht qershitë jo shumë të ëmbla, por që kanë lëng më shumë lëng, ndihmojnë në reduktimin e nivelit të yndyrave në trupin tonë. Studiuesit kanë nënvizuar se konsumimi i qershive vjen në ndihmë personave që duan të bien në peshë.
  • Shoqata e Mjekëve në luftën kundër Alzheimerit ka futur qershitë në listën e ushqimeve që ndihmojnë për rritjen e nivelit të kujtesës dhe ndihmojnë sistemin konjuktiv. Falë pranisë së lartë të antioksidantëve, qershitë janë një frutë i mirë për të konsumuar veçanërisht për të forcuar kujtesën.
  • Nuk mund të mos kishte përfitime edhe sistemi kardiovaskular me konsumimin e qershive. Janë fruti që ndihmon më së shumti në mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut, si dhe për diabetikët.
  • Qershitë kanë nivelin më të lartë antioksidantëve se çdo frutë tjetër. Antioksidantët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira që na bëjnë ne të dukemi të vjetra. Pirja e përditshme e një gote me lëng qershie ngadalëson procesin e plakjes, sipas shkencëtarëve të Universitetit të Miçiganit.
  • Falë pranisë së lartë të potasiumit, i cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundjen e hipertensionit duke e mbajtur nën kontroll.
  • Qershitë kur konsumohen përditë, kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë dhe fitokemikale që mbrojnë zemrën. Substancat në qershitë e tharta, mund të zvogëlojë formimin e kimikateve kancerogjene që zhvillohen veçanërisht me konsumimin e ushqimeve të thata. Konsumimi i qershive ndihmon sistemin tretës pasi luajnë edhe rol hidratues dhe pastrues.

Burimi: Health.com

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Elvis Hoxhën e pyes: Kush na do ne më shumë se Amerika?

Nga Arjan Çuri Këto ditë është zhvilluar një debat publik mes dy...
Read More