Këshilla praktike si t’i “mbijetoni” rrugëve të gjata me makinë kur keni fëmijë

Sipas mjekes pediatre Jill Irving për “Babycentre”, fëmijët nën 24 muajsh do të kenë shumë rrallë probleme gjatë udhëtimit me makinë, dhe këtu i referohemi trazimeve të stomakut (e zë makina).

Si ta kuptojmë kur një fëmijë e zë makina?
• Fillon me dhimbje barku dhe nuk bën rehat;
• Ka të përziera dhe më tepër pështymë në gojë;
• Është i nxehtë por i zbehtë dhe mund të ketë djersë.

Zakonisht kjo gjendje krijohet nga prania e aromave të forta gjatë udhëtimit apo nga rrugët me kthesa. Nëse e lëviz shumë kokën do të ndihet edhe më keq, gjithashtu nëse shikon një objekt nga afër.

Si ta bëjmë fëmijën tonë të ndihet më mirë gjatë udhëtimit?
• I planifikoni udhëtimet tuaja në një kohë që përkon me orën e gjumit të fëmijës;
• E vendosni fëmijën të flejë para udhëtimit dhe në momentin e nisjes (nëse nuk udhëtoni dot në momentin e gjumit) e vendosni në sexholino. Nëse do të ndihet keq do të jetë më tepër i predispozuar për t’u rikthyer në gjumë, pra nuk do të arrijë të vjellë.
• Mos e ushqeni shumë para nisjes;
• Nëse fëmija vjell i jepni gji apo formulë (ose ujë të zier) që të mos dehidratohet.
• E mbani makinën të freskët dhe mos e vishni shumë fëmijën.
• Vendosni mbrojtëse nga dielli në mënyrë që ai të mos detyrohet të kthejë kokën anash.
• Mos përdorni aromatizues makinash;
• Mos konsumoni në asnjë mënyrë duhan dhe mos përdorni as ju parfum gjatë udhëtimit;
• Hapni shpesh dritaret për të ajrosur makinën;
• Dëgjoni muzikën që fëmija juaj preferon më shumë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 31 dhjetor 2016

Dashi – Nëse nuk tregoheni objektive sot në jetën tuaj në çift...
Read More