Këshilla: Rozmarina, aftësitë shëruese të bimës së shenjtë

Rozmarina përmban disa substanca të mira për stimulimin e sistemit imunitar. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon me tretjen. Rozmarina ka përbërës anti-inflamatorë të nevojshëm për të luftuar astmën. Për më tepër, rozmarina shton furnizimin me gjak të trurit dhe kokës dhe si rrjedhojë ndihmon me përqendrimin

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë. Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe. Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”. Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes një mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjerësisht nëpër dasma dhe ceremoni. Por në të vërtetë kjo bimë ka edhe vlera të shuma shëndetësore.

Vlerat shëndetësore

Kjo bimë përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin. Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit. Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën. Blerjet u përqendruan kryesisht në radhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë. Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru. Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarinë në kokë gjatë studimeve. Ndërsa vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulore, reumatizmin dhe artritin. Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave. Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre. Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

Forcon trurin

Çaji i rozmarinës përmirëson qarkullimin në tru dhe performancën e tij. Ai përmban një ushqyes të quajtur acidi karnosik që është një antioksidant i fuqishëm që mbron neuronet nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Kundër aromës së rëndë të gojës

Nëse vuani nga aroma e rëndë e gojës edhe pasi e keni larë atë, atëherë duhet të përdorni çaj rozmarine. Pini një gotë me çaj çdo mëngjes përpara se të dilni nga shtëpia dhe thojini erës së keqe lamtumirë. Personat që kanë irritime të mishrave të dhëmbëve si pasojë e larjes me furçë të fortë tashmë mund ta kenë një zgjidhje, ndaj rekomandohet që çajin ta konsumojnë menjëherë pasi të keni larë dhëmbët në mëngjes.

Probleme shëndetësore

Çaji i rozmarinës është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga problemet respiratore. Ai ndihmon kundër bllokimeve të ndryshme, infeksioneve, të ftohtit, virozave dhe alergjive.  Çaji ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës që shoqërojnë problemet me rrugët e frymëmarrjes. Çaji i rozmarinës përdoret edhe për problemet me mëlçinë. Ekstraktet e bimës në veçanti janë shumë të dobishëm kundër këtyre problemeve. Acidi salicilik që gjendet te çaji konsiderohet si paraardhës i aspirinës. Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmit. Kundër mikrobeve dhe baktereve. Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret. Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.

 

Vlerat e Rozmarinës:

  • Rozmarina përmban disa substanca të mira për stimulimin e sistemit imunitar
  • Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon me tretjen
  • Rozmarina ka përbërë antiinflamatorë të nevojshëm për të luftuar astmën
  • Për më tepër, rozmarina shton furnizimin me gjak të trurit dhe kokës dhe si rrjedhojë ndihmon me përqendrimin
  • Rozmarina është një burim i mirë i vitaminës A
  • Nuk duhet të habiteni nëse aroma dhe shija e kësaj bime që rritin kujtesën është e vështirë të të hiqet nga mendja
  • Ajo të sjell ndër mend detin dhe pyllin, por edhe një pjatë të mirë e të shijshme
  • Kurdo që të jetë e mundur, zgjidhni rozmarinë të freskët, sepse ajo është më superiore se rozmarina e thatë

 

Si ta përgatisni çajin e Rozmarinës:

1 filxhan me qumësht

Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

Shtoni mjaltin dhe çaji është gati. Kujdes! Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur.

 

Shurup rozmarine në shtëpi:

Si të përgatisni në shtëpi një shurup ideal me rozmarinë për të forcuar zemrën dhe normalizuar tensionin e gjakut.

Përbërësit:

5 degë rozmarine

3 limonë të ndarë në feta

1 litër ujë të ftohtë

250 gramë sheqer

Përgatitja:

Ngroheni ujin në një tenxhere dhe shtoni sheqerin, fetat e limonit dhe në fund 5 degët e rozmarinës të freskët.

Në pamundësi mund të përdorni edhe të thatë.

Ziejini deri sa lëngu të shterohet në gjysmë litri dhe më pas lëreni të ftohet mënjanë.

Pasi të jetë ftohur, kullojeni lëngun dhe futeni në një enë qelqi të puthitur me kapak.

Sasia e Nevojshme e Shurupit Të Rozmarinës.

Çdo mëngjes duhet të konsumoni 20 mililitra ose një lugë e gjysmë gjelle me shurupin e rozmarinës.

Shurupin duhet ta konsumoni me stomak bosh.

Burimi: Agroweb

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Majko: Hapim kufijtë me Kosovën! Tërbohen serbët: Provokacija

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka deklaruar dje se në fillim të...
Read More