Këshilla si të visheni në bazë të formave tuaja trupore

trup

Gjëja e parë që mendojmë kur jemi para pasqyrës është të gjejmë veshjen e duhur për t’u dukur mirë gjatë ditës. Për të zgjedhur veshjen e duhur nuk duhet patjetër të shpenzoni shuma marramendëse, por të gjeni atë që i përshtatet trupit tuaj.

Katër format trupore që njihen deri më tani janë : forma e mollës, dardhës, bananes dhe ajo e lakuar (si të orës me rërë).

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se sit ë visheni në bazë të formave tuaja trupore.

Trupi në formë molle

Zhvendosni vëmendjen nga beli dhe supet dhe nxirrni në pah pjesën e poshtme të trupit. Fustanet me lule, këmishat me jakë V jo shumë të theksuar dhe mëngë të gjata, fustanet me motive perandorake (si ato të hyjnive greke) janë idealet për trupin tuaj. Mos harroni të eskpozoni këmbët.

Trupi në formë dardhe

Kjo formë nënkupton se keni vithe më të gjera se pjesa e sipërme, shpatullat. Të pasmet janë të plota dhe beli dallohet lehtë. Hiqni dorë nga pantallonat e ngushta dhe filloni të përdorni pantallona me prerje të drejtë e paralele, xhaketa të shkurtra mbi bel, vishni funde në formë zileje etj.

Trupi në formë drejtkëndëshi

Ky lloj trupi ka pothuajse të njëjtën gjerësi në shpatulla, bel dhe vithe. Përqëndroni vëmendjen tek krahët dhe këmbët. Femrat që kanë këtë formë trupi duhet të theksojnë siluetën duke përdorur rripa që krijojnë thyerje, funde me pala ose të shkurtër mbi gju, bluza të shkurtëra dhe fustane me flutura.

Trupi me forma të lakuara

Femrat që kanë këtë formë trupore kanë bel të ngushtë dhe vithe e shpatulla të gjera. Mos fshihni format tuaja. Vishni xhaketa me bel , pantallona të ngushta, funde me bel të lartë dhe veshje që theksojnë bustin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas largimit nga BE, britanikët do t’i kthejnë pasaportat e vjetra

Sapo vendi i tyre të ketë dalë nga Bashkimi Evropian, britanikët do...
Read More