Kështu jeni më konfidentë

Konfidenca tek një person ka aftësinë që të reflektojë aq shumë te të tjerët, duke arritur që ta paraqesë atë tejet ‘të fuqishëm’ dhe ‘të dëshiruar’ tek të tjerët.

Sipas një publikimi në The Independent janë tri mënyra se si mund të arrini që të jeni konfidentë.

Besoni në vetvete – të besuarit në vetvete dhe kapërcimi i vetë-dyshimit që shumica nga ne e ndjejmë është hapi i parë drejt përmirësimit të konfidencës suaj.

Është e vështirë që të besoni në vetvete pa e njohur së pari veten. Mendoni për pikat tuaja të forta dhe për vlerat. Kjo po ashtu ndihmon kur i dëgjoni njerëzit që besojnë në ju dhe injoroni njerëzit që ju ulin poshtë.

Përqafojeni idiotin tuaj të brendshëm – Posa e zbulojmë budallallëkun tonë dhe të të gjithë të tjerëve, ne frikësohemi më pak që të dalim budallenj para syve të të tjerëve.

Vetëm atëherë do të mund të hidhemi të sigurt, pa hezituar me ankth dhe dyshime se cfarë mund të ndodhë.

Pozoni – mënyra se si mbani qëndrim (fizik), se si përkujdeseni për veten po ashtu ndihmon që ju ta arrini konfidencën e mjaftueshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nesër nis aplikimi për universitete, ja procedurat

Diten e enjte nis aplikimi i maturanteve me notë mesatare mbi 6...
Read More