Këtë javë shpëtojmë nga i nxehti përvëlues. Ja kur mund të bjerë shi

TIRANE- I nxehti afrikan dhe temperaturat përvëluese deri në 40ºC duket se do të marrin fund gjatë kësaj jave. Sinoptikanët parashikojnë reshje të lehta shirash në datat 15 – 16 – 17 në disa zona të vendit, çka do sjellë edhe një rënie të temperaturave.

1

Picture 1 of 3

Sipas Meteoalb, duke krahasuar këtë fundjavë me atë që lëmë pas do të ketë një rënie temperaturash 5 deri 6 gradë.

“Dt. 15 – 16 – 17 korrik sjellin shira te paket ne zona te vecanta te vendit dhe jo i gjithe territori do te kete shira ndersa fqinjet tane do te marrin shira ne sasi te konsiderueshme”,- sipas Meteoalb.

“Te enjten dhe ne vijim renie graduale ndersa ne fundjave NDJEHET FRESKU, maksimumi ne mesdite ne vlerat 31 – 32 grade C”- shkruan Meteoalb.

E MERKURE:
Vijon dominimi i kthjellimeve dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi territorial të mbetet jo mbi 38ºC.
Era do të fryjë e lehtë por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 1 – 2 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 24 janar 2017

Dashi - Dita e sotme do të jetë e varfër për sa...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.