KMR

Këto pamje fantastike vijnë nga maja e Gjallicës






               Publikuar në : 15:53 - 08/06/18 |
mapo.al

Bora tashmë thuajse ka shkrirë e gjitha dhe temperaturat e larta të verës i kanë bërë njerëzit të hedhin sytë drejt detitit. Por ka mjaft vende ku flladi i freskët dhe bukuritë natyrore janë fantastike.


I tillë është edhe mali i Gjallicës, që në këto ditë të nxehta vere jo vetëm që ruan flladin e freskët, por ende maja e tij është me borë.

Gjallica është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit.

Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit, mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit.

Lumi i Lumës ka gërryer një kanion të thellë mes Malit të Koritnikut dhe Gjallicës, duke formuar Grykën e Vanave, kurse në Jug, Gjallica ndahet nga Mali i Kolesjanit nga një përrua që ka formuar një kanion po ashtu të thellë.

Këto foto që sjellim për ju nga lexuesit tanë, tregojnë disa pjesë të kësaj bukurie./Mapo.al/

<
>
34308327_1764235326948618_6751009000931721216_n 34320712_1764235066948644_2975873326322286592_o 34345950_1764235383615279_6456044412412624896_o 34367960_1764235373615280_5404975286976512000_n 34367966_1764235270281957_1660212697666420736_n 34386242_1764235276948623_5057294497499578368_n (1) 34386242_1764235276948623_5057294497499578368_n 34396840_1764235406948610_1594765363239714816_n 34397565_1764235180281966_4209424037228576768_n 34509861_1764235150281969_8866628454066421760_n


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas