Khloe Kardashian në intervistën e parë si shtatzëne

Pasi e fshehu shtatzaninë e saj për disa kohë, më në fund pas 6 muajsh Khloe Kardashian ka vendosur të japë intervistën e parë si një nënë në pritje të ëmbël.

Bukuroshja u shfaq në “Ellen DeGeneres” me një fustan të bardhë të ngushtë, i cili nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Gjatë intervistës Khloe u shpreh se e ka të vështirë të marrë frymë lirshëm, megjithatë theksoi se ndjehet mjaft mirë dhe entuziaste.

Gjatë intervistës Khloe Kardashian foli për gjithçka që kishte të bentë me shtatzaninë dhe mënyrën e përjetimit të saj, por në asnjë moment nuk zbuloi gjininë e fëmijës. Megjithatë ajo zbuloi se nëse fëmija do të jetë djalë do të quhet si partner i saj, Tristan Thompson Jr.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar Khloe Kardashians publikoi në rrjetet sociale një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duart e partnerit të saj mbi të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anniston shfaqet pas ndarjes

Dje u dha lajmi se Jennifer Anniston është ndarë nga burri i...
Read More