ShowBiz

Kida ende single… ‘Kam nevojë të kem një njeri afër, por jam e’…






               Publikuar në : 12:08 - 16/10/18 |
mapo.al

Është vënë re shpeshherë që Kida është ndër të paktët personazhë publikë që nuk është përfolur për ndonjë histori dashurie. Me sa duket këngëtarja nga Kosova e ka vënë theksin më së shumti tek karriera e saj. E ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës” , ajo ka folur hapur për jetën e saj private.


Drejtuesi i emisionit ka sjellë në kujtesë një deklaratë të këngëtares të vitit 2016-të, ku ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë të dashur. E pyetur nëse ka ndryshuar kjo gjë, Kida është shprehur: “Akoma nuk ka ndryshuar. Kam dëshirë t’i jap vetes më shumë kohë të krijojë diçka të timen.

Mendoj se jam akoma e re ta ndjej këtë gjë”. Aj u shpreh se e ndjen që ka nevojë të ketë afër një njeri në jetën e saj, por veç kësaj Kida shprehet se është e fokusuar në karrierë, për një të ardhme sa më të mirë./MAPO.AL/

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas