Kim Basinger, Aktorja që nuk njeh moshë, në “Fifty Shades of Grey”

 

Kim-Basinger-

Kim Basinger, një ndër aktoret më të bukura dhe të suksesshme në Hollywood, akoma vazhdon të interpretojë role ku shfaqet si një grua shumë e bukur dhe gjithmonë e adhuruar dhe joshëse.

Universal kishte njoftuar se Kim Basinger do të ishte në grupin e aktorëve të “Fifty Shades of Grey” me setin e ri.

Kim Basinger luajti rolin e Elena Lincoln, partneren e biznesit të Christian Grey dhe ish të dashurën në “Fifty Shades Darker”.

basinger2j1012

Interpretim mjaft i arrirë, edhe pse nuk ishte në vijimësinë e roleve të saj të mëparshme. Ajo tregoji se talenti dhe bukurija e saj vështirë të veniten…

Kim_Basinger_(2105860771)_crop

Kimila Ann “Kim” Basinger ka lindur më 8 dhjetor 1953 në Athens, Georgia, nga prindërit Ann Lee (Cordell) dhe Donald Wade Basinger. Të dy prindërit vinin nga bota e artit, i ati lunate në një bandë jazz ndërsa e jëma performonte balet në ujë.

Kim_Basinger24_crop

Kim Basinger është një aktore amerikane dhe ish modele fashion. Ajo u bë e famshme në vitin 1980 me role si “Bond girl”, Domino Petachi në filmin “Never Say Never Again” (1983), u nominua për çmimin Golden Globe me rolin e Memo Paris në filmin “The Natural” (1984), me rolin e Elizabeth në filmin “Nëntë javë e gjysëm” (1986) përkrah Mickey Rourke dhe rolin e Vicki Vale në filmin “Batman” (1989).

kim-basinger

Në 1997, fitoi çmimin Academy Award si Best Supporting Actress për performancën në filmin “L.A. Confidential”. Filma të tjerë në të cilët Basinger ka luajtur përfshijnë “I Dreamed of Africa” (2000) si Kuki Gallmann, “8 Mile” (2002), dhe “Cellular” (2004).

kimfeatuer

Kim Basinger është martuar me Ron Snyder më 12 tetor 1980 dhe është divorcuar prej tij më 22 dhjetor 1989.

download

3kw5bj4sh6wi5wji

download (1)

Më pas Kim Basinger është martuar me aktorin, komedianin dhe producentin amerikan Alec Baldwin më 19 gusht 1993, me të cilin ka interpretuar dhe komedinë aq të ndjekur “Maratonë martesash”. Ata janë divorcuar më 3 shkurt 2002.

baldwin9f-2-web

bbfd7c281861401fa9931f9a779a79c0_600x400

Alec Baldwin and Kim Basinger
Alec Baldwin and Kim Basinger
Shkruar Nga
More from Redaksia

Duka i Madh, Fridrih i Vyrtembergut, parakalon gabim me Porsche-n e tij, humb jetën

  Një nga emrat më të njohur dhe të rëndësishëm të fisnikëve...
Read More
CLOSE
CLOSE