Kina, 175 miliardë dollarë për ushtrinë më të madhe në botë

 

Kina ka përcaktuar një prej buxheteve më të mëdha për ushtrinë për vitin e ardhshëm, që arrin 175 miliardë dollarë. Shifra, një rritje prej 8% në krahasim me vitin e kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang ndërsa nisi takimi vjetor i Parlamentit në Pekin. Li gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë.

Kongresi Kombëtar i Popullit pritet gjithashtu të heqë kufirin dy-vjeçar presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar.

Masa, e cila pritej prej kohësh, por që ka qenë e diskutueshme edhe në Kinë, ka ndihmuar në blindimin e statusit të Xi Jinping si udhëheqësi më i fuqishëm që nga periudha e Mao Ce Dun.

Mijëra ligjvënës kinezë në takimin e së hënës shpërthyen në duartrokitje kur plani për të hequr kufirin dy-vjeçar u lexua në dhomë.

Votimi mbi propozimin do të mbahet më 11 mars dhe pritet të miratohet unanimisht.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Mario, më vjen keq…”

  Gjermania ka nisur misionin për mbrojtjen e titullit të kampiones së...
Read More