Kina investon 113 miliardë dollarë në hekurudha

Operatori kombëtar kinez hekurudhor njoftoi se vendi planifikon të investojë 732 miliardë juanë (113 miliardë dollarë) në hekurudhë në vitin 2018, që është investimi më i ulët që nga viti 2013.

China Railway Corp paraqiti këtë informacion nëpërmjet publikimit të saj, Rrjetit të Hekurudhave Popullore.

Vendi, i cili ka investuar 801 miliardë juanë në asetet hekurudhore në 2017, ka vendosur një objektiv vjetor prej 800 miliardë juanë në katër vitet e fundit. Në vitin 2013, objektivi arriti në 660 miliardë juanë.

Kompania njoftoi se këtë vit planifikon të ndërtojë 4,000 km të linjave të reja, nga të cilat 3,500 km do të jenë hekurudha me shpejtësi të lartë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ronaldo sërish baba, e dashura e tij do të lindë djem binjakë

Ylli i Real Madridit është në lidhje dashurie me Georgina Rodrigues, por...
Read More