Kina kërkon zgjidhje paqësore për Korenë e Veriut

xi-jinping

Presidenti i Kinës Xi Jinping, ka bërë thirrje për një zgjidhje “paqësore” të tensioneve për Korenë e Veriut, në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, sipas televizionit shtetëror kinez.

Të martën Trump shkroi në twitter se SHBA nuk ka frikë për të vepruar e vetme në Korenë e Veriut nëse Kina nuk do të ndihmojë.

Tensionet janë rritur në gadishullin Korean pas dërgimit të luftanijes amerikane në rajon.

Koreja e Veriut ka reaguar me zemërim, duke thënë se do të mbrojë veten “fuqishëm”.

Xi dhe Trump janë takuar personalisht fundjavën e kaluar në një samit në Florida ku diskutuan për Korenë e Veriut.

Telefonata mes tyre u zhvillua të mërkurën në mëngjes, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë hollësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sa pemë keni mbjellë? 28 pyetjet e PS për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë në 2019

Një vit nga zgjedhjet lokale të 2019, PS ka ndezur motorët për...
Read More