Kina lanson raketën e parë në hapësirë e ndërtuar nga një kompani private

Kina ka lëshuar raketën e parë të zhvilluar nga një kompani private në një platformë nisjeje në veri-perëndim të Kinës, thanë mediat shtetërore. Kjo nisje sipas autoriteteve kineze është e fundit si pjesë e programit për eksplorimin e hapësirës.

Presidenti kinez Xi Jinping kohë më parë ka deklaruar se Kina duhet të jetë një “fuqi e madhe në hapësirë” dhe sipas tij, është prioriteti parësor i qeverisë kineze, ku qëllimi kryesor është të dërgohet një stacion hapësinor në orbitë rreth vitit 2022, raporton “Reuters”.

Nisja e raketës “Chongqing Liangjiang Star” është ndërtuar rnga “OneSpace Technology”, një firmë private me bazë në Pekin, ku shënohet hera e parë që një raketë kineze jo shtetërore ka hyrë me sukses në orbitë, tha agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua”.

Raketa përdor teknologjinë e ruajtjes së energjisë, si dhe posedon komunikimin me wireless.

Kompania pret 10 misione që të lansohen drejt hapësirës deri në vitin 2019, tha drejtuesi Shu Chang.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e mërkurë 15 shkurt 2017

Dashi Do i zgjidhni me qetesi sot problemet qe keni pasur ne...
Read More