Kina paralajmëron: SHBA të bëjë kujdes

Duke iu përgjigjur tarifave të rënda të Presidentit të SHBA, Donald Trump mbi mallrat kineze, Pekini ka paralajmëruar se është gati të mbrojë interesat kombëtare, por gjithashtu la të hapur rrugën e bisedimeve.

Zëvendëskryeministri i vendit Han Zheng tha se një luftë tregtare do të ishte e dëmshme për të gjitha palët, prandaj ka ftuar palët që të zbusin tonet dhe të negociojnë.

Gjatë presidencës së tij 14-mujore, Trump e ka vlerësuar shpesh Presidentin kinez Xi Jinping, duke cituar marrëdhëniet e mira që ka me të.

Por është ankuar vazhdimisht për deficitin vjetor tregtar të Shteteve të Bashkuara me Kinën, që sipas tij prek vlerën e 375 miliardë dollarëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se me rritjen e tarifave tregtare, shpreson ta shkurtojë deficitin me Kinën, me 100 miliardë dollarë në vit.

Pekini ka reaguar ndaj këtyre masave, duke thënë se askush nuk i fiton luftërat tregtare dhe nëse SHBA nuk ndryshon qëndrim, duhet të bëhet gati për kundërpërgjigjen e radhës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Xhafaj: Policia do ua nxijë jetën kriminelëve, në Elbasan janë 2-3 grupe

  Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur në Forumin Qytetar për...
Read More