Kinemaja e diktaturës: Mbi Lumbardh 4 tregime të propagandës pa filtër

Prodhimet filmike të krijuara në Shqipërinë e viteve ’70 dalin nga arkivi për t’u shfaqur për publikun prizrenas. Janë katër produksione të kinemasë së diktaturës me pretendime përzgjedhjeje dhe kontekstuale që do shfaqen në qytetin historik të Kosovës. Të konsideruara seanca me “4 tregime nga Arkivi shqiptar” kjo javë e fundit e korrikut ka paraqitur edhe një herë atë pjesë të historisë së kinematografisë shqiptare aq të debatuar

Prodhimet filmike të krijuar në Shqipërinë e viteve ’70 dalin nga arkivi për t’u shfaqur për publikun prizrenas. Janë katër produksione të kinemasë së diktaturës me pretendime përzgjedhjeje dhe kontekstuale që do shfaqen në qytetin historik të Kosovës. Të konsideruara seanca me “4 tregime nga Arkivi shqiptar” kjo javë e fundit e korrikut ka paraqitur edhe një herë atë pjesë të historisë së kinematografisë shqiptare aq të debatuar. Me një lloj idhujtarie ndoshta publiku i Kosovës pret në normalitet këtë prani të filmit nga diktatura. Ndërsa publikimi është bërë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me fondacionin “Lumbardhi”, të kuruar nga Ana Grgic dhe prazantuar nga Julian Bejko. Nga Arkivi kjo periudhë filmike, Shqipëria e ’70-ës është marrë si dekadë e turbullt për popullin e shtetin shqiptar. Me këtë përcaktim naiviteti estetik ose është larg një perceptimi artistik, e sidomos atij ideologjik ose krijon një keqkuptim të krijuesit me shtetin diktatorial. Në fakt me rastin e hapjes së këtij debati, lënë në mes dhe pa një përfundim unanim, artistët, aktorë e regjisorë nuk e kanë lëshuar “veten” për të pasur një histori të së vërtetës, përveç dëgjesës së vazhdueshme të alibisë në ndërgjegje. Në shumë raste mbeten jashtë një perspektive për të marrë vesh nëse këto produksione kërkojnë një tejkalim ideologjik apo një konservim për të pasur një “muze”, për të mos konfunduar talentin e shpërdoruar me skematizmin e prodhuar, gjurmë të të cilit janë ende nëpërkëmbë edhe pas 27 vitesh kinematografi. Megjithatë ndërhyrje, si kjo e rastit të paraqitjes së “4 tregimeve nga Arkivi shqiptar”, nuk e lehtëson më pak gjendjen e një memorieje të tillë.

Produksionet që janë shfaqur prej dy netësh në Prizren, dhe vazhdojnë dhe në mbrëmjen e sotme shoqërohen me këto komente: Kapedani, një komedi/satirë mbi rolin e gruas dhe komentim mbi sfidat kryesore shoqërore të “Shqipërisë moderne progresive” gjatë regjimit të Hoxhës, i cili ballafaqohet me të kaluarën tradicionale dhe patriarkale; Filmi i dytë, Rrugë të bardha, është “shembull i figurës së martirit socialist të punës, ideja e punëtorit që e sakrifikon veten për të mirën e përgjithshme të kombit, një element ideologjik prezent edhe në regjime tjera socialiste”; I treti, Tomka dhe shokët e tij, një film për fëmijët apo një film i fëmijëve, “tregim i një grupi të fëmijëve shqiptarë që i rezistojnë okupimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, një film që përmban elemente propagande po aq sa estetikë impresive neorealiste”, drejtuar nga regjisorja më e famshme femër e epokës së Kinostudios, Xhanfise Kekos; I katërti, Gjeneral Gramafoni, përmban “një kritikë të kapitalizmit përtej punës strikte, ndërsa vendos në ballafaqim nocione si të civilizuar-të prapambetur, të kultivuar-barbarë” etj.

“Katër filma shumë të ndryshëm, por të prodhuar në një epokë që sinjalizoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore për Shqipërinë, janë të gjitha dëshmi e interesimit të Hoxhës në film si një mjet i fuqishëm për bashkëdyzimin e kulturës dhe edukimit për qëllime propagandistike”, thuhet në njoftimin e publiku nga AQSH. Për t’i kontekstualizuar filmat dhe prezantuar ato, në dy seancat e para do të marrë pjesë profesori Julian Bejko nga Universiteti i Tiranës. Filmat shfaqen në kuadër të programeve speciale të filmit të Kino Lumbardhit. Nuk dihet se kontekstualizimi do nxjerrë vlera estetike nga kinemaja e diktaturës, kur ato ishin thjesht, vetëm veprimtari ideologjike! Kur kjo ende nuk ka hyrë në një vetëdijësim për publikun në Shqipëri, si mund të marrë filtrin e duhur për një publik që ruan “idhujt”, më fort se këtu?! V.M

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Përkthyesja franceze: Patër Pllumi në kujtesën time

Bashkë me ekspozitën me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.