Kinezët dhe industria e verës në Kaliforni

Kërkimet e mëdha për ar në Kaliforni në mesin e viteve 1800, sollën në bregun perëndimor amerikan shumë njerëz që kërkonin të pasuroheshin. Mes tyre kishte njerëz nga Kina. Pas asaj periudhe, të njohur si Ethet e Arit, shumë kinezë qëndruan për punë që nuk kërkonin kualifikime, si ndërtimi i hekurudhave.

Një fakt më pak i njohur është se disa prej tyre ndihmuan në ngritjen e themeleve të industrisë së famshme të verës në Kaliforni.

Thellë në një shpellë ku ruhet dhe maturohet vera, ndodhet një e kaluar e harruar me të cilën njihen ata që vijnë në Kantinën Buena Vista në distriktin Sonoma.

“Në fundin e viteve 1850 deri në 1870, shumica e tyre ishin punëtorë kinezë”, thotë Tom Blackwood në Kantinën Buena Vista.

Janë duart e punëtorëve me pagë të ulët nga Kina ata që ndihmuan në ndërtimin e industrisë së verës në Sonoma, në kohën kur ishte ende në fillimet e saj. Imazhet e këtyre punëtorëve kinezë në muret e Kantinës Buena Vista janë kujtesë e rëndësisë së tyre.

“Ata bënin të gjitha punët e fushës, hapjen e tokës, mbjelljen dhe më pas menaxhimin e gjithë vreshtave, padyshim që ata punuan edhe në vende të tjera, por Buena Vista dihet të kishte kampin më të madh të punëtorëve kinezë në San Françisko”, thotë Blackwood.

Punëtorët kinezë krijuan këto shpella më shumë se 150 vjet më parë. Ato që kanë mbetur janë këto shenja. Gurët e nxjerr nga këto shpella u përdorën për të ndërtuar objektet e prodhimit të verës në atë kohë. Kjo është një nga dy ndërtesat origjinale që kanë mbetur.

“Dy miqtë e mi më treguan të ashtuquajturin ‘gardhin e gurtë kinez’. Banorët vendas ende mbajnë mend që punëtorët kinezë bën diçka për ta,” thotë eksperti Jack Ding.

Historitë e tyre, kanë kaluar përmes gojëdhënave tek banorët vendas. Historianët ishin në dijeni të ekzistencës së tyre, por çfarë ndodhi me ta më vonë është e paqartë.

“Nuk e dimë se ku shkuan pasi u larguan nga qyteti i Sonomës. Nuk dimë shumë emra,” thotë historiani George McKale.

Imigrantët kinezë në atë kohë përjetuan një ndenjë të dhunshme anti-kineze, bojkote dhe në vitin 1882, Aktin për Përjashtimin e Kinezëve, një ligj që kufizonte imigracionin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Ata punuan këtu. Ata jetuan këtu. Shumica e tyre vdiqën këtu dhe nuk kishin një vend për t’u varrosur,” thotë Jack Ding.

Ne patëm një histori të turpshme me Aktin e Përjashtimit të Kinezëve dhe njerëzt duan t’i vënë gjërat në vend”, thotë David Katz, i komisionit të binjakëzimit me qytetin Penglai.

Për të nderuar këta punëtorë të panjohur, Sonoma-Penglai, komisioni i qytetit të binjakëzuar në Kinë, po grumbullon fonde për të ndërtuar një pavion kinez në qytetin e Sonomës. Zoti Ding thotë se kjo do të jetë gjithashtu pjesë e historisë për kinezët e rinj që janë këtu:

“Shohim shumë investitorë nga Kina. Ata blejnë kantina. Blejnë prona. Kjo është arsyeja që duam të ndërtojmë këtë lloj strukture fizike, për të kujtuar historinë, cilët jemi ne. Nga vijmë”.

Pra përpjekjet e atyre që ndihmuan në ndërtimin e industrisë së verës këtu nuk do të harrohen kurrë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bisedë telefonike mes zyrtarëve kinezë dhe amerikanë për Korenë Veriore

Diplomati kryesor i Kinës, Yang Jeichi, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *