Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Nuk është fjala për çështjen se a duhet bërë seks në mëngjes apo në mbrëmje, e as nuk ka të bëjë fare me paralojën. Jo, çështja kryesore në të cilën shumica e meshkujve dhe femrave nuk pajtohen është diçka krejt tjetër…

Një anketim i ri i Gallupit ka ekzaminuar se si meshkujt dhe femrat dallojnë në atë se çfarë konsiderojnë si të pranueshme moralisht – duke filluar nga seksi para martesës e deri te poligamia.
Siç duket, çështja kryesore në të cilën çiftet nuk pajtohen mbetet te mënyra se si dy gjinitë i perceptojnë filmat pornografikë. Përderisa 43 për qind e meshkujve i konsiderojnë filmat pornografikë si të pranueshëm moralisht, vetëm 25 për qind e femrave e mendojnë të njëjtën gjë.

Por, sipas ekspertëve, kjo nuk do të thotë se femrat nuk shikojnë filma të tillë. Në fakt, shumica e femrave e bëjnë këtë, por lloji i gjërave që kërkojnë në filma pornografikë mund t’ju befasojë.

Veç kësaj, anketimi i Gallupit gjithashtu ka zbuluar se 12 për qind e meshkujve besojnë se aferat jashtëmartesore janë të pranueshme moralisht, ndërsa vetëm 5 për qind e femrave e kanë ndarë të njëjtin mendim.

Kur vjen fjala te poligamia, 20 për qind e meshkujve e konsiderojnë si diçka plotësisht në rregull, ndërsa vetëm 13 për qind e femrave e mendojnë të njëjtën gjë.

Por, anketimi sa vjen e bëhet më interesant, pasi që femrat kanë qenë më të prira t’i perceptojnë si të pranueshme moralisht lidhjet dashurore të homoseksualëve (66 për qind) sesa meshkujt (59 për qind).

E njëjta gjë ka ndodh edhe te çështja e divorcit, ku mbi 75 për qind e femrave e konsiderojnë divorcin të pranueshëm moralisht, krahasuar me 67 për qind të meshkujve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dy Koretë do të rikthejnë kontaktet ushtarake

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për rinisjen e...
Read More