Kjo është dhurata më e mirë për Krishtlindje në Islandë

“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër!,- thotë një shprehje e vjetër islandeze. Dhe jo më kot… Në Islandë, dhurata ideale për Krishtlindjet është një libër.

Dhe mbrëmjen e 25 dhjetorit, islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata, derisa t’u mbyllen sytë. Kjo ka çuar në një traditë të gjatë, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore e që njihet me emrin “jolabokaflood”, që do të thotë “Christmas Book Flood”, që nënkupton njëfarë përmbytjeje nga librat e Krishtlindjeve.

“World Economic Forum” e cilëson Islandën si një ndër vendet më të arsimuara në botë. Sipas statistikave, 1 në 10 islandezë gjatë jetës publikon një libër. Edhe shtëpitë botuese, i nxjerrin titujt e rinj gjithmonë para Krishtlindjeve, sepse kjo është periudha kur në mbarë vendin shiten më shumë libra.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndahet nga jeta aktori dhe skenaristi shkodran, Lazër Filipi

Aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi është ndarë sot nga jeta...
Read More