Kjo zgjedhje e Nicki Minaj është trendi më i fundit i kësaj vere

Kjo zgjedhje e Nicki Minaj është trendi më i fundit i kësaj vereNjihet për natyrën e saj të pazakontë, si në skenë, ashtu dhe në jetën personale. Edhe pse një ndër reperet më të përfolura, Nicki Minaj nuk mjaftohet me famën e arritur, duke u përpjekur gjithmonë të tërheqë vëmendjen, në një formë apo një tjetër. E famshme për trupin e saj bombastik, nuk qëllon shpesh që të inspirohemi nga kjo këngëtare, për sa i përket modës.

Nicki Minaj1

Picture 1 of 3

Por, kohët e fundit Nicki ka thyer pritshmëritë, bazuar në një zgjedhje të bërë për pamjen e saj të jashtme. Ju kujtohen flokët super të gjatë e të zinj të Minaj? Epo, ja ku po ju themi që nuk janë më të tillë në ngjyrë, pasi reperja ka marrë vendimin të kthehet në bjonde, dhe jo vetëm.

Gjysmën e flokëve i ka lyer të verdhë platin, ndërsa për gjysmën e mbetur ka zgjedhur nuancën rozë. Kjo është në fakt tendenca më e re e kësaj vere, pas së cilës po çmenden të gjitha bjondet. Nicki i është bashkuar një trendi të tillë, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim me gjatësinë marramendëse të flokëve. Lëvizje e zgjuar, Minaj! Në galeri do të gjeni fotot e këngëtares.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqi: Arrestohen mbi 1000 pjesëtarë të Lëvizjes Gylen

“Policia ka arrestuar 1013 persona të afërt dhe pjesë e rrjetit terrorist...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.