Klima: 8 ushqime që po shkojnë drejt zhdukjes

kafe dhe cokollateGazeta britanike “The Sun” publikon listën e produkteve ushqimore, të cilat ndryshimet e klimës dhe plehrat kimike po i çojnë drejt zhdukjes   

Dëgjojmë shpesh të flitet për ndryshimet klimaterike, ngrohjen globale, plehrat kimike dhe mbi impaktin negativ që mund të kenë ato mbi tokë, por asnjëherë nuk e kuptojmë realisht impaktin që ka, derisa ndeshin pasojat në përditshmërinë tonë. Një studim shkencor publikuar nga gazeta britanike “The Sun” tregon që një ditë jo shumë të largët ushqyerja aktuale mund të ndryshojë në mënyrë radikale. Shkak do  të jetë zhdukja e disa prej produkteve kryesore ushqimore, të cilat deri tani i konsumojmë përditë dhe që nuk na shkon mendja se nuk  mund të mos jenë më.

Kafja

Mëngjeset tona nuk do të jenë më të njëjta. E imagjinoni dot mëngjesin pa kafe? Në fakt ndër ushqimet që rrezikon të zhduket është kafja, pija kryesore e gati çdo popullsie në botë. Për shumë njerëz mungesa e kafes është një makth i vërtetë ndaj studiuesit kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme. Në rast se nuk merren masat e domosdoshme  brenda 2080 kafja mund të zhduket. Rritja e madhe e temperaturave në tokat ku kultivohet kafja, bëjnë të mendosh që kërpudha dhe pesticidet po dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme plantacionet e kafesë.

Mjalti

Edhe mjalti mesa duket është i destinuar të zhduket në rast se nuk merren masat e duhura. Në fakt disa parazitë vdekjeprurës janë duke shkatërruar popullatat e bletëve.

Kikirikë 

Pas mjaltit edhe kikirikët rrezikojnë të zhduken, duke mos mundur të shijojmë më jo vetëm këtë frutë por edhe derivatet e tij, sikurse janë gjalpi dhe vaji i kikirikut. Shkak për rrezikimin e kësaj bime janë kushtet atmosferike, pasi kikirikët duan shumë lagështi që të rriten, ndërkohë që në vendet ku prodhohen në Kinë dhe Indi, temperaturat kanë pësuar rritje, toka është shumë e thatë.

Mishi

Shtimi dhe rritja e derrave po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndaj dhe nuk është e largët koha kur nuk do të mund të konsumojmë më mish derri. Fakt është që rritja deri në gjashtë gradë e temperaturave në vendet ku rriten më së shumti derrat, po e bën shumë të vështirë mbajtjen dhe ushqyerjen e tyre.

Frutat ekzotike

Avokado është frutë ekzotik, i pari në listën e produkteve ushqimore që rrezikojnë të zhduken për “faj” të ndryshimeve klimaterike. Është e trishtë të mendosh këtë gjë, pasi avokado është një prej frutave përfitimet shëndetësore të të cilit i kemi mësuar vetëm prej pak kohësh. Thatësira në Kaliforni rrezikon të prishë në mënyrë të pakthyeshme shëndetin e plantacioneve të avokados.  Afatet se kur mund të zhduket ky frytë nuk jepen, por avokado është drejt zhdukjes, dhe përfitimet shëndetësore të tij mund të jenë vetëm një kujtim.

Bananet

Bananet, janë një tjetër frutë shumë i rëndësishëm që rrezikon zhdukjen. Kërcënimi vjen nga një sëmundje që po prek bimën e bananes dhe po përhapet në të gjitha plantacionet e bananeve në të gjithë botën, duke rrezikuar zhdukjen një herë e përgjithmonë të një prej frutave më të dashur të njerëzimit dhe sidomos fëmijëve.

Salmon

Ndryshimet klimaterike do të prekin edhe gjallesat ujore. Bëhet fjalë për një lloj peshku, shumë i dashur për të gjithë ne, salmoni, i cili për t’u riprodhuar dhe për t’u rritur ka nevojë për ujëra të ftohta, ndërkohë që po ndodh e kundërta, ku temperaturat kanë pësuar rritje, çka shumë shpejt mund të çojë drejt zhdukjes së peshkut salmon.

Verë e bardhë

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, ngrohja globale do të prekë edhe vreshtarinë, veçanërisht rrushin e bardhë prej të cilit marrim edhe verën e bardhë dhe shampanjën. Ndaj do të duhet të mësohemi që këto pije mbase pas një fare kohe mund të mos jenë më.

Çokollatë

Mund të duket e pamundur por një ditë do të duhet të përballemi me një të vërtetë të dhimbshme, zhdukjen e çokollatës. Pas kafes, çokollata rezulton të jetë produkti i dytë më i rrezikuar për t’u zhdukur si shkak edhe i ndryshimeve klimaterike. Sipas të dhënave të studimit, burimet e kakaos, mund të mbarohen brenda vitit 2020. Mjafton t’ju kujtojmë këtu, thonë studiuesit, se vetëm vitin e kaluar janë konsumuar rreth 70 mijë tonë çokollatë më shumë në krahasim me sasinë e prodhuar.

Kafja: Përmban antioksidues, ndihmon në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Përbërësit në kafe luftojnë sëmundjen e Parkinsonit, diabetit, ceroza e mëlçisë, gurç në fshikëzën e tëmthit, gurët në veshkë, përmirëson performancën mendore, po kështu kafeina në kafe është e lidhur me teofillinë, një medikament i vjetër kundër astmës

Mjalti: Mjalti zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientin nga sulmi në zemër, ndihmon kundër artritit reumatik, infektimeve, dhimbjet e dhëmbit, ftohjet, dhimbjet e barkut, mbron sistemi imun, ndihmon në tretje, kanceri etj.

Banane: Nga pikëpamja e vlerave ushqimore, ky frutë është një burim i mirë i elementeve sikurse është potasium, magnez dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi ynë për të mbajtur trupin në formë, ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë kontributit të vitaminës B6

Kikirikë: Përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Kikirikët përmbajnë hekur, i cili është thelbësor për funksionimin korrekt të qelizave të kuqe të gjakut, janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave

Avokado: Ky frutë ekzotik ka një sërë ushqyesish, në rast se merret në mënyrë të vazhdueshme shton në organizmin e vet 36 për qind më shumë fibra dhe vitaminë E. Në të njëjtën kohë merr edhe një sasi prej 16 për qind magneziumi shtesë mesatares, 16 për qind potasium, dhe 48 për qind vitaminë K 

Salmon: Janë të pasur me vitaminë D dhe B, dhe omega 3, ulin kolesterolin, forcojnë shëndetin e syve dhe zemrës. Konsumimi: një ide e shkëlqyer kur punohet në grilë me majdanoz dhe limonë. Shumë lehtë për t’i ngrënë dhe tejet të shijshëm

Çokollatë: Rezulton të ketë kaq përfitime shëndetësore, sa mos konsumimi i saj rezulton një mëkat i vërtetë. Falë përbërësve të saj çokollata ka veti anti-inflamatore, ndihmon në humbjen e peshës, parandalon tumoret si dhe është insulino –rezistente, e shumë veti të tjera që ndihmojnë në jetëgjatësinë e çdo njeri që e konsumon, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe iktusi, shtatzëni më të sigurt, redukton inflamacionet, ul kolesterolin, mbron kundër diabetit të tipit 2, ndihmon në përqendrimin, lufton depresionin, në pleqëri ndihmon kundër demenzës, përmirëson performancën sportive, redukton stresin, mbron nga rrezet e diellit, bën mirë për “libido”-n, parandalon tumoret, si edhe të dobëson, ndikon në jetëgjatësi

Burimi: The Sun

Shkruar Nga
More from revista mapo

Sa keq, emigrantët po ikin!

Fshati Sumte në Gjermani u bë simbol i debateve për krizën e...
Read More