Klubi i njohur izraelit ndryshon emrin, e quan skuadrën… Trump

Klubi izraelit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pa kohë më parë njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Klubi Beitar Jeruzalem, tani do të quhet Beitar Trump Jeruzalem, për nder të presidentit të Amerikës, që doli kundër të gjithë aleatëve dhe njohu kryeqytetin e Izraelit, raporton Panorama Sport.

“Jeruzalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, thotë njoftimi për shtyp nga Beitar, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.

“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”, pohon klubi në këtë deklaratë.

Nuk është befasuese që klubi ka mbështetur këtë qëndrim të Trampit. Beitar është skuadra e vetme në Izrael që nuk ka nënshkruar kurrë me një lojtar arab.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shpërthim në portin e Livornos, evakuohet zona, disa të plagosur

  Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në portin Industrial të Livornos...
Read More