Klubi i Serisë D italiane mburret: Kemi blerë mbrojtës shqiptar, ka ndalur Kristiano Ronaldon

Klubi i Oltrepo Vogera në Serinë D italiane ka bërë të ditur me krenari se ka firmosur me një mbrojtës shqiptar dhe se ai në të kaluarën ka arritur të ndalë Kristiano Ronaldon. Bëhet fjalë për mbrojtësin Klodian Semina, të cilën kjo skuadër e ka vlerësuar si një afrim shumë të rëndësishëm për sezonin e ri dhe e ka trumbetuar si të tillë edhe në rrjetet sociale.

Semina, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Vllaznia, Besëlidhja e Gramozi, tashmë jeton në Itali dhe ka firmosur me klubin e kategorisë së katërt për të vazhduar atje karrierën e tij. Pikërisht etapa me Gramozin është ajo të cilën mbrojtësi nuk do ta harrojë lehtë pasi me skuadrën e Ersekës, ai luajti në ndeshjen e famshme miqësore kundër Real Madrid, ku përballë kishte vetë Kristiano Ronaldon.

Klubi italian, këtë etapë të karrierës së tij e ka përdorur pikërisht për t’i bërë reklamë mbrojtësit shqiptar dhe merkatos që ka bërë ky klub.

“Klodian Semina dhe Xhiorxhi Piaçentini janë dy lojtarë të rinj të Oltrepo Vogera! Dy mbrojtësit tanë të qendrës kanë ndalur më parë Kristiano Ronaldon dhe Papu Gomez”, ishte mesazhi i klubit drejtuar tifozëve. /vipsport.al/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha: Qeveria e re, projekt i zi i Ramës për elitën komuniste!

Në sytë e Lulzim Bashës, qeveria e re duket një përzierje e...
Read More