Koalicioni anti-ISIS përpilon një databazë të origjinës së xhihadistëve

isis-103

Koalicioni i kryesuar nga SHBA që lufton kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), është në proces përpilimi të një databaze të dhënash të luftëtarëve të huaj, që janë pjesë e ISIS-it, të cilët mund të kthehen sërish në vendet e origjinës, njoftoi një zyrtar amerikan.

Brett McGurk, i dërguari amerikan pranë koalicionit anti-ISIS, saktësoi gjatë një konference për sigurinë organizuar në Izrael, që kanë qellim të parandalojnë me këtë databazë të dhënash sulmet si e ndodhura në Evropë.

“Koalicioni ynë është në proces pune për krijimin e një databaze të dhënash gjithëpërfshirëse, në sajë të rrjeteve të shkëmbimit të informacionit, me bindjen se kontingjenti që lufton përkrah ISIS-it, do të identifikohet gjatë kontrolleve rutinë, në postat kufitare apo gjatë kontrolleve rutinë të policisë”, pohoi McGurk.

Gjatë një fjalimi në konferencën vjetore në fokus çështje të sigurisë në Herzliya në afërsi të Tel Avivit, McGurk konfirmoi se koalicioni ka qenë i suksesshëm në përpjekjet për të penguar luftëtarë të rinj të huaj për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it në Siri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 31 dhjetor 2016

Dashi – Nëse nuk tregoheni objektive sot në jetën tuaj në çift...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.