Koalicioni paszgjedhor; LSI, e hapur për bashkëqeverisje edhe me PD

meta dhe bashaIsh-kryetari i LSI-së Ilir Meta është i bindur se forca që ai drejtoi që nga themelimi do arrijë të fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duke qenë sërish një surprizë. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit edhe me PD

Lëvizja Socialiste për Integrim pavarësisht se konkurron vetëm në zgjedhjet parlamentare nuk përjashton mundësinë e koalicioneve paszgjedhore për të bërë të mundur qeverisjen e vendit. Por sa i përket kësaj nuk ka preferenca për të bërë koalicion me socialistët apo demokratët. Ish-kreu i kësaj force, kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Meta lë të hapur mundësinë për koalicion me secilën nga këto dy forcat politike, PS dhe PD, duke theksuar se LSI i ka krahët e hapur për këdo. Por LSI është e bindur se në këtë marrëdhënie me këto dy forca nuk do futet në pozicionin e një force të tretë, por si partia që do të dalë e para nga zgjedhjet parlamentare të 2017-s. Sipas Metës, LSI do vazhdojë trendin e saj rritës që ka shënuar në dy zgjedhjet fundit (parlamentare dhe lokale) dhe ajo do jetë forca që do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare megjithëse sistemi zgjedhor dhe marrëveshja e arritur mes Ramës dhe Bashës e përjashtoi LSI-në dhe ndaloi mundësinë e të bërit koalicione parazgjedhore.

Zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e shikon veten të penalizuar nga marrëveshja e 18 majit e arritur mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha. Përkundrazi, kreu i dorëhequr i kësaj force, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta e shikon atë si pozitive për forcën ku ai ende aderon. Dhe për këtë ai nuk nguron të falënderojë edhe dy krerët e politikës shqiptare të cilët sipas tij i dhanë mundësi LSI-së jo vetëm të masë vetë forcat por edhe t’i fitojë zgjedhjet vetëm duke dalë forcë e parë politike. Ai ka thënë dje se marrëveshja në fjalë duke përjashtuar mundësinë e koalicioneve penalizon partitë e vogla dhe të reja, por jo LSI-në. “Vërtet kjo dëmton disa parti, e sidomos partitë e reja, por kam dëgjuar shumë komente qëllimkeqe që duan të krijojnë idenë sikur është bërë një marrëveshje kundër LSI-së. Në fakt, kjo është marrëveshja që ndihmon shumë dhe favorizon shumë LSI-në”, -tha dje kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve. Dhe për këtë ai sjell në vëmendje rritjen progresive që ka pësuar Lëvizja Socialiste për Integrim në çdo zgjedhje. duke marrë në analizë pikërisht dy zgjedhjet e fundit, parlamentaret 2013 dhe lokalet 2015, ai ka theksuar se rritja është e dukshme ku LSI ka mundur që në vetëm dy vite të gati dyfishojë votat dhe për rrjedhojë dhe mandatet e saj në rast se edhe votat e 2015 që ajo ka marrë si parti do t’i përkthenim në mandate. “Mjafton t’ju them që në mënyrë shumë të qartë me rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, LSI-ja merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin”, deklaroi Meta. Ndaj duke ndjekur këtë trend ai është shprehur i bindur se edhe në zgjedhjet e 25 qershorit, LSI do të tregojë se është rritur edhe më, duke u bërë forcë e parë në vend. “Po të kthemi në realitetin e sotëm mbas dy vjetësh kuptohet që rritja do të jetë në një progresion ndoshta të pamenduar: mjafton t’ju them që sipas 2015-s ka të paktën 7 mandate të sigurta në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan, 3 në Korçë, e shumë qarqe të tjera”, -tha Meta. Madje ai shprehet i sigurt se në rast se kandidati për kryetar bashkie në Tiranë do të vinte nga radhët e LSI-së, mbështetja që ajo do të siguronte në vota për subjektin do të ishte akoma më e madhe. “Ato janë votat e LSI-së. Në qarkun e Tiranës janë mbi 70 e ca mijë vota dhe mund të them që po të ishte kandidat i LSI-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës, do kishin qenë 100 mijë vota. Por ishte z. Veliaj dhe ishte më e favorizuar PS-ja. Edhe për vitin 2013 LSI-ja nuk ka përfituar nga PS-ja. Përfitimi ka qenë reciprok, sepse LSI ka marrë 180 mijë vota, ndërkohë që ka marrë 16 mandate. 16 mandate në 2013, 34 mandate në 2015. Tani të gjithë ata që dinë matematikë dhe e dinë që forca e LSI-së është rinia e kuptojnë se ku është rezultati në 2017-n”, theksoi Meta. Ndërkohë që pavarësisht këtij optimizmi që vjen edhe në kohë fushate, është fakt se në bazë të rezultateve të vitit 2013, LSI pavarësisht se do konkurrojë më vete dhe nëse ruan të njëjtin numër votash arrin të marrë plot 15 mandate. Ky rezultat do të dilte edhe në kushtet kur forcat opozitare do të konkurronin vetëm në siglën e PD-së duke krijuar kështu de facto një koalicion. Pra, as në këtë rast LSI nuk do merrte më pak se 15 deputetë, çka tregon një qëndrueshmëri të sajin. Ndaj nisur pikërisht nga shifrat e 2013 dhe ato të 2015, kreu i Kuvendit nuk nguron të sulmojë edhe të gjithë ata analistë që besojnë se LSI do të ketë një rrudhje. “Kështu që këto lloj komentesh tregojnë një dëshpërim të analistëve të caktuar, të cilët kanë dashur që këtu të bëhet një luftë, një konfrontim, këtu palët të përjashtohen a mundësisht të vriten që ato të bëjnë ato lajmet e tyre dhe gjithmonë të gjejnë armiq të cilët duhen ndëshkuar në mënyrë të pakthyeshme. Jemi në moment pozitiv dhe të ecim përpara me qetësi, me dashuri dhe pa xhelozi”, deklaroi Meta.

Koalicioni

Nisur pikërisht nga këto pozicione, ai është bindur se LSI do të bëjë sërish surprizën në këto zgjedhje duke dalë forcë e parë dhe do të jetë ajo që do të vendosë për qeverisjen e ardhshme. Për këtë ai nuk ka preferenca nëse LSI do të bëjë koalicion me PS apo PD. Pyetjes së gazetarëve nëse është e mundur arritja e një koalicioni paszgjedhor LSI–PD ashtu si edhe në 2009, ai nuk ka preferuar t’i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke theksuar se kjo vendimmarrje mbetet në tagrin e strukturave të LSI-së. “Nuk i dihet, këto janë çështje të kryesisë së LSI. Unë surprizë në radhë të parë konsideroj rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Meta. Por nga ana tjetër, ai ka lënë të kuptohet se dera mbetet e hapur edhe për PS-në. Pyetjes nëse krahët e LSI-së janë të hapur apo të mbyllur për Edi Ramën, ai do t’i përgjigjej se “Krahët e LSI-së janë të hapur për të gjithë”. E në rast se LSI do arrinte të bënte një koalicion me PD-në, kjo nuk do të ishte diçka e re, pasi ajo ka mundur të qeverisë për 4 vite resht me demokratët. Madje për hir të së vërtetës marrëdhënia me PD-në në koalicionin qeverisës 2009-2013 ka qenë më e mirë edhe se me PS-në në koalicionin qeverisës 2013-2017, pavarësisht se janë të dyja forca të majta. Natyrisht që çështja e koalicionit do të përcaktohet nga rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi të tria forcat kryesore pretendojnë t’i fitojnë ato. Koalicioni do të ishte i panevojshëm në rast se njëra prej tyre do arrinte të merrte 71 vota. Dhe në bazë të votave të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s dhe në kushtet kur të gjitha partitë do konkurrojnë më vete, e vetmja forcë që arrin të sigurojë numrin 71 është Partia Socialiste.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Video: A është ky bunker prova se qeveria e SHBA po përgatitet për apokalipsin?

Të fiksuarit pas teorive konspirative besojnë se një bunker sekret poshtë Aeroportit...
Read More