Koço Kokëdhimës i hiqet mandati i deputetit



Rama-Kokedhima-300x215Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i heqë mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës.

Lajmi u raportua fillimisht nga disa burime pranë Partisë Demokratike.

Shqyrtimi i çështjes nisi në 20 prill, një kusht ky i opozitës për të rikthyer normalitetin në politikën në vend.

Sipas PD-së, Kokëdhima ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nga kontratat e lidhura prej kompanisë, që ai zotëronte deri disa muaj pas marrjes së mandatit të deputetit.

Por, gjatë seancave të mëparshme, Kokëdhima e konsideroi këtë, një proces që synonte t’i shkatërronte karrierën politike.

Ai i ka thënë gjykatës se, kontratat i ka lidhur përpara se të merrte mandatin e deputetit, duke shtuar se në pozitën e tij, që e quajti të ligjshme, mund të jenë edhe deputetë të tjerë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Unë, kryeministri i Stabilitetit

Rrëfim (jo vetëm) për veten Duke vajtur në takimin e thirrur nga...
Read More