Koha e keqe, dy fluturime ajrore devijohen dhe tre anullohen

Përmbytjet në Shqipëri si dhe koha e keqe për ulje ka bërë që linjat ajrore Stamboll- Tiranë të bëjë ulje në Shkup të Maqedonisë, linja Milano-Tiranë ka ardhur disa herë në afërsi të Durrësit por më pas është ulur në Bari të Italisë. Linjat ajrore Vjenë-Tiranë nuk është nisur avioni si dhe disa fluturime të tjera të mesnatës.

Milano-Tiranë ka qenë me shumë tension pasi disa herë avioni ka bërë xhiro në lartësi në përpjekje për tu ulur, por sa ka hyrë në afërsi të Durrësit është ngritur prapë avioni. Më pas ka ndaluar në Bari, ku pasagjerët janë në aeroport në pritje të ditës së nesërme, sepse akoma nuk dihet se si do jetë moti edhe nesër. Meteoalb ka parashikuar se edhe ditën e premte do jetë me reshje të mëdha.

Rëndësi ka që nuk ka asnjë problem me pasagjerët në drejtim të Tiranës, ndonëse ka patur panik dhe lodhje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lavrov i akuzoi SHBA-të për “rusofobi”

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka dënuar sanksionet e...
Read More