Koha, teoritë më të mira për dimensionin e katërt

clocks-1098080_960_720

Çfarë është koha? Si kalon ajo? A është ajo një iluzion? Janë këto pyetje që ende përfaqësojnë disa nga sfidat më të mëdha të fizikës.

“Koha është çka ndalon që gjithçka të ndodhë njeherësh” thotë fizikanti John Wheeler duke kërkuar të zbusë misterin e ingredientit kryesor të realitetit. Teoria e relativitetit e Einstein, studionte së bashku kohën dhe hapësirën.

Fizikanti i pavarur Julian Barbour mendon se koha është një iluzion dhe se dy nocionet e bashkuara nga teoria e relativitetit duhet të ndahen nga njëra-tjetra. Për të përcaktuar hapësirën ai thotë se duhet konsideruar vetëm marrëdhënia gjeometrike mes objekteve, dhe kjo nuk ka lidhje me kohën. Sipas tij koha nuk është diçka reale por vetëm një perceptim që vjen nga ndryshimi i universit nga një gjendje në një tjetër.

Por skema e Barbour nuk zgjidh një çështje tjetër, faktin që të gjitha ligjet fizike javën të lidhura me kohën. Ligji i dytë i termodinamikës thotë se entropia, ose masa e çrregullimit termodinamik, vjen duke u rritur me kohën gjatë grumbullimit të pjesëzave dhe energjisë.

Shkencëtarët besojnë se asimetria e këtij ligji tregon se rrjedhja ose kalimi i kohës ka lidhje me entropinë, ndërsa koha është quajtur “shigjetë entropike” .

Ndërsa Lee Smolin e Perimeter Institute në Kanada, thotë se nëse entropia është vazhdimisht në rritje, atëherë universi në kohën e Big Bang ka qenë në entropi të ulët, gjë që përsëri na kthen në çështjen se ligjet e fizikës janë simetrikë me kohën. Smolin thotë se ka provuar ligje alternative me nocionin e kohës të përfshirë në mënyrë direksionale, por ato ishin të vështira për t’u zbatuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

I verbër, por është ndër pianistët më të mirë në botë

Ai mund të luajë çdo gjë që veshi i dëgjon. Është e...
Read More