Koka e Ramës apo e Tahirit? Një fabulë me luan dhe miza…

E enjtja politike e Shqipërisë ishte ndoshta më e bujshme nga sa pritej. Në kohën kur spekulohet shumë se Saimir Tahiri po kërkohet si kurban për integrimin, ai vendosi të lërë mandatin e deputetit.

Lëvizja bëri shumëkënd që të ngrinte pikëpyetje se përse ndodhi ky veprim.

Opozita shqiptare, këtë herë nën drejtimin e Sali Berishës, tha se bota nuk kërkon ‘kokën’ e Edi Ramës, por largimin e Edi Ramës.

Prej kohësh, avokat Spartak Ngjela thotë se Berlini ka kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Por a është e vërtetë kjo?

Gazetari Ylli Dylgjeri e përshkruan me një fabulë këtë histori:

Të ndoqa sërish Saimir…

Me urdhër u bëre Ministër. Me urdhër punove… në Rend. Me urdhër e le dhe sot mandatin.End

Të më falësh por me dhimbje po të sjell në vëmëndje një ndodhi me një pyetje provimi që iu dha studentit.
Pyetja ishte:
A mund të bëni një ese me luanin dhe me mizën?
Studenti i mënçur u mendua dhe i tha: Po!

Ja dhe ese-ja:
Luani jeton në xhungël. Luani është 1-shi i saj.
Luani… pasi ngordh e hanë mizat. Kaq.

Saimir!
Më mirë të ishe bërë Ministër Bujqësie. Kaq.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë fshihet pas fotos së ‘kobshme’ të aktorit Sylvester Stallone?

U bë hera e dytë që rrjetet sociale e shpallin “të vdekur”...
Read More