Kokaina e Xibrakës, nipi i Enver Hoxhës kërkon pafajësi në Gjykatë të Lartë

Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, nuk heq dorë nga kërkesa për pafajësi në lidhje me akuzat që e lidhin me laboratorin e përpunimit të kokainës në “Xibrrakë”.

Hoxha i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që caktoi për të 6 vjet e 8 muaj burg.

Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.

Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi. Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundërshtuar vendimin.

Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

A do t’ja dalë Ermali të kthehet pranë Razartës dhe Herës?

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Berluskoni: Mbështetje për Salvinin kryeministër

  Vota e votuesve italianë e ka vështirësuar mundësinë e formimit të...
Read More
CLOSE
CLOSE