Kokaina në Durrës/ Artan Hoxha: Të përfshirë 20 grupe kriminale. Distributori i drogës mund të fshihet në Tiranë

 

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 ka folur për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Durrës si dhe masën për arrest me burg për pronarin e “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Masa e sigurisë është marrë në mungesë menjëherë pas kontrollit në banesë. Arbër Cekaj Jensen përdor dhe mbiemër tjetër, mbase dhe për të humbur gjurmët.

Çekaj ka nuhatur diçka dhe prandaj është larguar. Fakti që është larguar nga Morina në Kukës, e ka bërë që të ketë kontrolle më pak të rrepta.

Nuk ka qenë i shpallur në kërkim, dhe nuk ka si të ketë qenë në alert. Kur ka kaluar kufirin nuk ka pasur probleme. Por shpallja në kërkim e bën qëndrimin e tij jo të lirë qoftë edhe në Gjermani,” thotë Hoxha

Por gazetari ka zbuluar edhe detaje të reja, teksa thotë se për kokainën e kapur në Durrës, dyshohet se janë përfshirë më shumë se 20 grupe kriminale.

Ai thotë se Shqipëria është kthyer në një bazë distribuimi i sasive të mëdha të kokainës, shkruan BalkanWeb

“A është bërë Shqipëria bazë distribuimi i sasive kaq të mëdha? Fakti që në Tiranë po gjendjen sasi të mëdha kokaine nga më shumë seç ka fuqi tregu ta blejë. Se dozën 100 euro e kanë vështirë ta blejnë këtu, se s’është kanabis. Nuk është vështirë të gjesh më kokainë këtu.

Për kokainën në Durrës, dyshohet se përfshihen mbi 20 grupe. Këto detaje zbulojnë se distributori qenka shumë afër kryeqytetit, për të mos thënë në rrethina,” thotë Hoxha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Princeshat e skenës me veshje të bardha

  Në një paradë të mrekullueshme mbi tapetin e kuq, artistet më...
Read More