Kokëdhima: I thashë Ramës të kishte kujdes me emërimet e disa personave me precedentë

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu është shprehur se Partia Socialiste është një subjekt politik që tashmë është kapur nga mafia dhe krimi.

Ai hodhi akuza të ashpra ndaj Edi Ramës si njeriu që afroi në PS dhe nxiti njerëz që kanë rekorde të rrezikshme kriminale.

Kokëdhima deklaroi sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk meritonte as të futej në Parlament dhe jo të emërohej anëtar i kabinetit qeveritar.

Kreu i Zgjidhja tha se ai personalisht e kishte informuar Edi Ramën për gjithë problemet që kishte Tahiri me kanabisin dhe grupe të veçanta.

“Ja kam thënë Edi Ramës që të kishte kujdes me emërimet e disa personave me precedentë. Ja kam thënë më vete dhe në mbledhje partie. Por ai ishte i vetëdijshëm. Madje në mbledhjet e PS na i sillte si shembuj të suksesit në PS pikërisht këta emra që më pas u hoqën nga drejtësia”,- tha Kokëdhima.

Pjesë nga intervista

Blendi: Pse u prishët me Ramën

Kokëdhima: Më vjen shumë keq që mendoni se kam ndonjë prishje personale për këtë çështje. Shkaqet janë vetëm politike. Axhenda ime e ndryshme nga e tija. Unë doja që PS të behej demokratike, vendimmarrja  të buronte nga poshtë, e hapur… Nevoja e tij për të penguar demokratizimin e PS,kjo është e vetmja arsye që u prishëm. Rama e ka marrë premtimin tim që në 2003 deri në 2007, unë e kam mbështet Ramën vetëm që ai të modernizonte të majtën dhe shtetin shqiptar. Kurrë nuk kam pasur interesa të tjera. Zgjedhjet në zonat që drejtova unë ishin model. Kurrë nuk lejova të manipulohej një votë.

Blendi: A manipulojnë, vjedhin, votat PS?

Kokëdhima: PD dhe PS manipulojnë dhe vjedhin çdo palë zgjedhje.

 Blendi:  Si bëhet vjedhja?

Kokëdhima: Në çdo fashat të Shqipërisë, ka dy praktika, mbushin kutitë nëpër komisione ose deformojnë kutitë gjatë transportimit.

Blendi:  Po blerja e votave?

Kokëdhima: Blihet me lekë. Me sekserët e partive. Në 100 mënyra, i paguajnë dhe i marrin kartat e ID. Ose në 100 forma të tjera… Unë nuk jam i përzënë nga askush, unë kam refuzuar marrëveshje me Ramën.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Besnik Mustafaj: Tahiri, shantazhisti më perfekt i politikës shqiptare në 30 vjet…

  Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka bere nje deklarate te...
Read More