Kolegji i Miçiganit hap një departament për studime të drogës

Universiteti i Miçiganit në SHBA do të hap një departament për studime të marijuanës, raporton Daily star, përcjell “Bota sot”.

Në këtë mënyrë studentët do të kenë mundësin që tu qasen studimeve shkencore në mënyrë të marrin një pasqyrë profesionale në industrinë e cila po shpërthen në SHBA.

Brandon Canfield, një profesor i kimisë nga ky universitet, tha se ky program dhe mund të pranoj një numër të caktuar të studentëve.

“Por, që një student të ketë sukses, ata duhet të jenë shumë të përkushtuar dhe të motivuar”, ka thënë Canfield.

“Ky nuk është një program i lehtë, sepse do të ketë shumë studime në fushën e kimisë dhe të bilogjisë.

Ai shtoi se ata në këtë kurs nuk do të lejohen të rriten bimë të marijuanës – por ata do të studiojnë bimë të ngjashme për përfitime medicinale.

Marihuana mjekësore është një biznes shumë milion dollarësh në SHBA.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Kardashian në gjendje të rënduar psikologjike

Kim Kardashian ende vuan nga ngjarja e ndodhur në Paris më 3...
Read More