Kolonia e artit UET 2017, Kujtim Buza: Jemi rritur e edukuar si piktorë të natyrës

Piktorë të njohur shqiptarë që i përkasin ndoshta brezit të fundit të piktorëve të peizazhit u mblodhën dje në hollin e UET-it për të hapur ekspozitën e tyre me motive nga Shqipëria e Mesme, në kuadër të Kolonisë së Artit UET 2017. “E kemi për nder të jemi nxënës të shkollës së peizazhit dhe jemi rritur dhe jemi edukuar me pikturën e natyrës, si piktorë të natyrës, si piktorë të pasqyrimit të motiveve nga jeta”, -tha piktori i njohur Kujtim Buza.

Piktorë të njohur shqiptarë që i përkasin ndoshta brezit të fundit të piktorëve të peizazhit u mblodhën dje në hollin e UET-it për të hapur ekspozitën e tyre me motive nga Shqipëria e Mesme, në kuadër të Kolonisë së Artit UET 2017.

“E kemi për nder të jemi nxënës të shkollës së peizazhit dhe jemi rritur dhe jemi edukuar me pikturën e natyrës, si piktorë të natyrës, si piktorë të pasqyrimit të motiveve nga jeta”, -tha piktori i njohur Kujtim Buza.

Ndërsa mjeshtri Bujar Kapexhiu, i cili është dhe kurator i kësaj ekspozite në edicionin e katërt të kolonisë së artit UET, i cilësoi këta piktorë si një grupim i rrallë i pikturës së natyrës.

“Falenderojmë piktorët të cilët me shumë pasion me shumë ndjeshmëri me shumë emocion, pa përtim, punuan këto 4-5 ditë dhe kanë krijuar këto piktura që janë këtu në këtë ekspozitë. Kjo tregon që piktorët e apasionuar, sidomos piktorët e peizazhit, që sot po them një fjalë që, janë “një racë” në zhdukje, sepse kanë filluar të bëjnë më tepër instalacione dhe lloj-lloj me hekura dhe me dërrasa, dhe kompjuter dhe po i largohen penelit. Prandaj them që peizazhistët janë një racë në zhdukje”, u shpreh Kapexhiu duke vlerësuar punën e grupit të piktorëve që iu bashkuan kolonisë së artit, që UET e ka kthyer tashmë në traditë.

Sipas Kapexhiut, në këtë koloni janë piktorët më të talentuar të peizazhit, piktorët më të talentuar të penelit sot për sot.

Administratori i UET-it, Henri Çili, beson se ky komunitet piktorësh që i janë bashkuar kolonisë në 4 vite rresht janë një premisë e mirë për të folur për një degë artesh në këtë universitet.

“Është krijuar një komunitet artdashësish, kryesisht tek artet figurative, dhe kjo mendoj është gjëja më e mirë në lidhje me objektivat e institucionit tonë. Tashmë ne nuk e kemi artin ose aktivitetet me karakter artistik, në këtë rast Kolonia e artit, thjesht si një aktivitet kulturor, por e kemi paradhomën e strehimit të arteve në universitetin tonë. Mendoj që ky komunitet i krijuar pak a shumë prej 30-40 piktorësh, disa e kanë përsëritur këtë eksperiencë, në 4 vite, janë një premisë e mirë për të folur për artet në UET, për departamentin e ardhshëm të arteve dhe posaçërisht artet vizuale”, theksoi Çili.

Me ekspozitën e kolonisë së artit 2017, UET ka krijuar tashmë një koleksion të madh pikturash duke iu përngjarë traditave më të mira të universiteteve perëndimore. “Ne e dimë që nuk do të na sjellë ngrohtësi ekonomike, por universiteti do ishte i gjymtuar pa dimensionin e tij artistik”, vlerësoi më tej Çili duke vlerësuar angazhimin e piktorëve.

Piktorët pjesëmarrës u paraqitën në ekspozitë me nga 3 piktura me motive nga natyra, po ku dallonin stilet dhe nuancat e përjetimit të natyrës te secili prej tyre. Në hollin e UET lanë firmën e tyre piktorët Kujtim Buza, Ardit Boriçi, Zaim Elezi, Nikolin Ivanaj, Bernard Shijaku, Luan Boriçi dhe Petrit Duriçi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A ka alternativë opozita ndaj modelit modernist të Ramës?

Nga Klementin Mile Synimi i frontit opozitar për ta rrëzuar Edi Ramën...
Read More