Komisioneri evropian: Kriza në Kataloni, mund të shkaktojë luftë civile në Evropë

Kriza në Kataloni mund të çojë në një luftë civile në tokën evropiane, të paktën kështu ka thënë komisionari evropian për buxhet dhe burime njerëzore, Ginter Etinger.

Sipas tij, situata është shumë shqetësuese.

“Një luftë civile është planifikuar në mes të Evropës. Mund të shpresojmë që bisedimet ndërmjet Madridit dhe Barcelonës të kenë efekt”, tha Etinger.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian mund të intervenojë në këtë rast “vetëm nëse thirret”.

Pas referendumit për pavarësinë e Katalonisë, ka pasur reagime të ashpra, se mund të ketë edhe ndonjë eskalim të situatës.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë referendum si joligjor.

Shkruar Nga
More from Revista User

Marijuana ndikon drejtpërdrejtë në qarkullimin e paktë të gjakut në tru.

Edhe pse ka një konsum të gjërë të marijuanës, së fundmi ekspertët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.