Komisioni për “Tahirin” mbledh opozitën në Kuvend, 4 çështjet që pritet të diskutohen

Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një qëndrim të fortë, për të vepruar në lartësinë e kërkesës që qytetarët kanë nga opozita.

Në këtë frymë, deputetët e opozitës kanë vendosur të bojkotojnë komisionet parlamentare, veç komisionit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky komision pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12.30 te Salla e Byrosë.

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm” do të diskutojë ditën  e nesërme 4 nënçështje.

-Miratim i listës së ekspertëve të jashtëm të cilët do të asistojnë në komisionin hetimor.

-Njohje e anëtarëve të komisionit me shkresat e ardhura në sekretarinë e komisionit.

-Njohje e anëtarëve të komisionit me shkresat që janë kërkuar nga mazhoranca për t’ju drejtuar institucioneve përkatëse.

-Vijueshmërinë e punës së komisionit hetimor lidhur me njohjen e informacionit  të klasifikuar.

Po ashtu, ditën e nesërme pritet të mbahen edhe 2 komisione të tjera, Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, por opozita nuk do të jetë e pranishme.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Tri çështjet që duhet të sqarojë grupimi anti-Basha për t’u marrë seriozisht

Nga Ervis Iljazaj Disa nga emrat e njohur të Partisë Demokratike, ose...
Read More