Kompensimi i pensioneve/ Prej këtij muaji, indeksimi me 3%

pensioniste-ne-radhe

Rreth 1650 lekë në muaj shtesë marrin pensionistët në formë kompensimi për ndryshimin e çmimit të bukës dhe energjisë elektrike. Kjo vlerë e cila tërhiqet bashkë me pensionin, nuk është e njëjtë për të gjithë. Ka kategori të cilat marrin më pak, kjo në varësi të disa kritereve të përcaktuara më herët.

Për pensionet e ulëta, kompesimi shkon deri në 1650 lekë në muaj, që është një shumatore e disa vendimeve të miratuara vit pas viti. Nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mësohet se kjo shtesë aplikohet për 167 mijë pensione në qytet dhe 145 mijë pensione fshati.

Prej fillimit të këtij muaji ka nisur të zbatohet edhe vendimi i qeverisë, për indeksimin me 3 për qind të pensioneve, shkruan gazeta “Panorama”. Kjo do të reflektohet në masën e pensioneve. Nga vendimi i qeverisë për indeksimin me 3% të pensioneve përfitojnë 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 mijë marrin aktualisht pensione, por edhe rreth 18 mijë persona qe do të shtohen në skemën e pensioneve dhe të përfitimeve të tjera deri në fund të këtij viti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bashkim familjar në SHBA? Ja si merret shtetësia amerikane nëpërmjet prindit

Keni pyetje dhe doni përgjigje për mundësitë e bashkimit familjar në SHBA?...
Read More