Koncerti në Tiranë, Rita Ora: E ngazëllyer, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim

Tirana do të presë më 3 qershor këngëtaren e njohur në të gjithë botën me origjinë shqiptare Rita Ora.

Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vjë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.

“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”.

Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju.  Tirana Rocks”.

Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik.

Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, ndërsa garanton se se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Beatrix Ramosaj rikthehet pas një mungese “për arsye madhore…”

  Beatrix Ramosaj është një prej këngëtareve shqiptare më simpatike. Përveç talentit...
Read More