Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Morsi

Gjykata e lartë egjiptiane konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi në kuadër të një procesi për spiunazh në favor të Katarit, njoftoi një burim nga gjykata dhe avokati i tij.

“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit që është përfundimtar, konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm (25 vite në Egjipt) i lëshuar në 2016 kundër Morsit për drejtimin e një organizate të jashtëligjshme”, deklaroi për median avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud.

Autoritetet egjiptiane e klasifikuan “grup terrorist” organizatën fetare të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.

Në kuadër të së njëjtës çështje, në lidhje me dokumenta sekrete të dorëzuara për llogari të Katarit, Gjykata e Kasacionit anuloi dënimin me 15 vite burg, që presidentit të shkarkuar i ishte bashkëngjitur një tjetër akuzë për vjedhje të dokumenteve shtetërore.

Shkruar Nga
More from Revista User

U konfliktuan me mjete prerëse pranë zyrës elektorale, tre në pranga

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pas një sherri përpara...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.