Konflikt mes tre personave, dy vëllezër të dehur godasin policinë

Tre persona janë përfshirë në një konflik fizik mes tyre, dy prej të cilëve kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku dy patrulla këmbësore të policisë kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë konstatuar një konflikt fizik midis tre personave. Efektivët ndërhyjnë, por kanë hasur në rezistencë fizike nga dy personat e dehur.

“Nga ana e dy punonjësve të patrullës është bërë njoftimi në radio i Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë për të afruar shërbime të tjera policore dhe është ndërhyrë nga ana e tyre për neutralizimin e konfliktit. Në ndërhyrje e sipër për ndarjen e palëve të përfshirë në konflikt fizik, ku shtetasit Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç, (të dy nën ndikimin e alkoolit) po dhunonin fizikisht shtetasin E.Sh., 38 vjeç, dy punonjësit e policisë kanë hasur rezistencë fizike nga dy shtetasit e alkoolizuar, të cilët kanë përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj dy punonjësve të policisë”, sqaron policia.

Me ardhjen e shërbimeve shtesë të policisë u bë i mundur neutralizimi i tre shtetasve të përfshirë në konflikt dhe shoqërimi i tyre në ambientet e policisë.

Shtetasit Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç (vëllezër) u arrestuan për veprën penale “Kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 / 2 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e hënë 15 maj 2017

Dashi Jeni gjithmonë shumë konkurrues kur bëhet fjalë për punën dhe kjo...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.