Konflikti Izrael-Palestinë: OKB paralajmëron Trump për qëndrimin


benjamin-netanyahu-trump

Kreu i ri i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot presidentin Donald Trump kundër tërheqjes nga idea e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin e vjetër të Lindjes së Mesme, duke thënë se “nuk ka alternativë tjetër”.

Kjo vjen pas deklaratës së Trump në kundërshtim me politikën e zakonshme të SHBA, i cili tha se do të pranonte çfarëdo zgjidhje që çon drejt paqes së qëndrueshme.

Palestinezët gjithashtu reaguan me alarm ndaj mundësisë së tërheqjes së mbështetjes nga SHBA për dhënien e shtetësisë për Palestinën. Duke folur përkrah kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti Trump premtoi për një akord të qëndrueshëm për rajonin, dhe shtoi se të dyja palët duhet të bëjnë tolerime. “Unë kërkoj zgjidhjen me dy shtete ose me një shtet. Dhe unë pëlqej atë që dy palët pëlqejnë”, tha Trump.

Pas konferencës, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres nxiti komunitetin ndërkombëtar të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur zgjidhjen me dy shtete, duke thënë se për konfliktin nuk ka zgjidhje tjetër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Robotët e dronët do të jenë ndërtuesit e së ardhmes

Avancimet në fushën e robotikës do të transformojnë një numër industrish në...
Read More