Kontrabandë ilaçesh në Tiranë, arrestohet administratori dhe punonjësja e farmacisë

Administratori i një farmacie në kryeqytet dhe një punonjëse, janë vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohen për kontrabandë produktesh farmaceutike. Sakaq, është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë. (foto ilustruese)

Në kuadër të operaciont policor të koduar “Medikamenti”, nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

“Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit:

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Liberalët e Ballkanit do të dekurajohen nga kthimi i Austrisë djathtas

Nëse konservatorët e Austrisë krijojnë një qeveri me të djathtën ekstreme, efektet...
Read More