Konventa e LSI/ Vasili: Të largojmë të keqen, në pak javësh bie qeveria Rama

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, tha se, duhet të mbyllim sa më parë që kjo faqe e zezë të mbyllet njiherë e mirë, Edi Rama duhet të ikë.

“Duhet të ndalim sot këtë kryeministër që është peng i krimit, që po grabit shqiptarët jo vetëm përmes bandave por edhe përmes tenderave”,- tha Vasili.

Në konventën e LSI-së, ai shtoi se është e vërtetë që pushteti është përpjekut të blejë zgjedhjet, por ai nuk do të mundet të blejë kurrë njerëzit e ndershëm.

“Ne do ta mundim këtë të keqe, pasi ata nuk mund të blenë njerëzit e ndershëm. Por do të ishte dy herë fatkeqësi për këtë vend, nëse opozita do të përdorte kriminelët dhe bandat, ashtu sikundër bëri Rama për ta rrëzuar nga karrigia.

Ne do ta rrëzojmë Ramën nga karrigia me njerëzit e ndershëm, me shqiptarët që nuk duan të qeverisen nga drogaxhinjtë dhe bandat.

Ju premtoj se do të dëgjoni zhvillime shumë më të mëdha, që do ta rrëzojnë për çështje javësh këtë kryeministër të degraduar”,- tha Vasili.

Ai shtoi se Rama është në një lajthitje totale, ofendon këdo, pasi dëshiron të shfryjë dufin e paditurisë së tij.

Klajda Gjosha i ka bërë thirrje të rinjve që të marrin fatin e vendit në dorë. Nga konventa e LSI-së, deputetja Gjosha tha se qeveria ka humbur kredibilitetin e saj, pasu sytë e saj janë errësuar nga tepsia super e madhe dhe duart e saj janë nxirë nga lidhjet me bandat dhe krimin.

“Do të sensibilizojmë çdo qytetar, pasi jemi të bindur se nuk ka asnjë qeveri që mund ti bëjë ballë forcës së qytetarëve”,- tha Gjosha.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkatërrohet nga tërmeti katedralja e San Benedettos në Itali

Ekipi i shpëtimit ka nxjerrë nga katedralja e San Benedettos në Norcia disa...
Read More