Korçë, arrestohet polakja e shpallur në kërkim për trafik droge

Arrestohet e reja polake e shpallur në kërkim një ditë më parë për sekuestrimin e 24.4 kg kanabis në mjetin në pronësi të saj. Lënda narkotike u kap në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Blutë e Korçës vunë në pranga shtetasen Sara H 25 vjeçe, banuese në Poloni.

“Ndalimi i saj u bë pasi më datë 08.09.2017, në dalje të P.K.K Qafë-Thanë, në mjetin tip “Volkswagen” në pronësi të kësaj shtetase (me drejtues shtetasin Jozef Drynda, i cili udhëtonte së bashku me babain e tij Mikolaj Drynda) u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 Kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”.

Materialet iu referuan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shifra marramendëse: Emigrantët myslimanë në Gjermani konvertohen në të krishterë

Shumë refugjatë myslimanë në Gjermani janë konvertuar në të krishterë dhe shumë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.